Pronari i Barcelonës: Nuk ka më fotokopje me ngjyra, do të kursejmë

Ndërkohë që ka ndërmend të marrë në një transfertë prej 38 milionësh sulmuesin kilian Aleksis Sançez, Barcelona ka shpalosur një sërë masash për të kursyer.

Presidenti i Barçës, Sandro Roseli ka deklaruar në një intervistë televizive: “Edhe fotokopjet tani do i bëjmë bardh e zi. Në këtë mënyrë do të kursejmë deri në 30 mijë euro në vit”.

38 milion euro për një yll dhe nuk kanë 30 mijë euro për fotokopje?

Por, ekipi është i zhytur në borxhe. Disa thonë se shuma shkon deri në 400 milion euro.

Por të paktën të shpresojmë tek një gjë: që loja e Barcelonës të mos jetë bardh e zi.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment