Portieri shpëton ekipin nga skualifikimi (VIDEO)

Në ndeshjet e Kupës së Botës së U-17 e cila luhet në Meksikë tashmë po i vjen fundit faza e grupeve kus disa prej skuadrave ekanë siguruar kalimin në fazën tjetër disa të tjera e vendosin në ndeshjen e fundit.

Në ndeshjen ndërmjet Kanadasë U-17 dhe Angli U-17 portieri i Kanadasë e ka shpëtuar ekipin e tij nga skualifikimi që në fazën në grupe ku ka shënuar golin e barazimit në minutën e 77′ nga një distancë tejet e madhe.

Quillan Roberts është kthyer në një hero ku ka shënuar një gol i cili nuk pritej të shkonte në rrjetë pasi ishte një distancë që nuk të jepte shumë mundësi të shënoje.

Por goditja e tij e ka kapur portierin e Anglisë të papërgatitur dhe kjo ka bërë që gjithçka të përfundojë 2-2. (albeu.com)


No comments:

Post a Comment