Pse librat elektronike e kane humbur betejen?

Të mos ketë dyshime: E-Librat do ta kenë jetën të gjatë. Nëse nuk ndodh diçka po aq e hatashme sa edhe rikthimi i Japonisë te përdorimi i shpatës, librat digjitalë janë pasardhësi i shekullit 21 të librave të shtypur. E megjithatë, e-librat kanë të meta thelbësore. Janë disa aspekte të kulturës së librit të shtypur që e-librat nuk mund të zëvendësojnë ende (të paktën jo me lehtësi).

Le ta fusim këtë brenda njëfarë konteksti. Amazon i dha jetë revolucionit të e-lexuesve me Kindle’in e tij vetëm tre vjet e gjysmë më parë, e tani shet më shumë e-libra seç është kombinimi i të gjithë librave konvencionalë së bashku. Libraria njëqindvjeçare, e pranishme fizikisht, Barnes & Noble, po shqyrtohet për blerje nga Liberty Media, jo për shkak se ka dyqane gjithandej, por ngase aparati i tij kërkues elektronik Nook është bërë konkurrenti më i fortë i Kindle.

Argumentet e arsyetuara se iPad do t’i “vriste” lexuesit digjitalë (e-readers) tani duken qesharak, sepse që të dy lulëzojnë dhe njerëzit blejnë nga që të dy. Për një gjë e-librat dhe librat janë njësoj të vlershëm: secili në mënyrën e vet ata janë të përputhshëm me çdolloj platforme kompjuterike.

Mirëpo, megjithë të mirat që sjellin, e-librat janë ende larg premtimit se do na bënin që ta harronim versionin e tyre në letër. Tash për tash, nëse bëhet kalimi nga librat në letër në e-libra ende mbetet diçka e paplotësuar.

Megjithëse s’është gjithmonë kështu kur flitet për teknologjinë: ne i gëzohemi heqjes së kabllos së telefonit, nuk trishtohemi se sms’ët e dobësojnë të shkruarit, dhe jemi të bindur se kompjuterët dhe telefonat po e zëvendësojnë edhe televizorin.

Nuk po i dorëzohem variacionit me argumentin e vagullt fizik (ndjesia dhe aroma e letrës është një pjesë integrale e përvojës së të lexuarit…) që e dëgjon nga dikush që me gjëra përshtatet vonë ose kurrë.

Rrëfimi im i plotë shkon se: kurrë s’kam pasur një e-libër kompjuterik, sepse kam një kundërshti të ngulitur për mjetet njëpërdorimëshe. Por, që kur bleva një i-Pod, që në ditën e parë kur dolën, ende s’kam blerë asgjë të shtypur.

Jam i varur krejtësisht nga ideja se librat janë objekte trashëgimie, që ndoshta kurrë s’do të zhduken, por janë margjinalizuar përjetësisht si mediume që shprehin një status. Meqë është kështu, ja pesë shkaqe rreth e-librave që mund t’ju bëjnë të ndërroni mendje sa i përket lamtumirës së përgatitur për faqet e shtypura.

1) Një e-libër i papërfunduar nuk paraqet një ngacmim të përhershëm që ta mbarosh së lexuari.

Dy muaj pas 11 shtatorit gazetarja e teknologjisë së gazetën ‘The New York Times’, Jenna Wortham, shkroi e ngazëllyer se ajo, më në fund, kishte mbaruar së lexuari e-librin e saj të parë. Si është e mundur që një individ kaq i informuar për teknologji të jetë kaq i vonuar në përdorimin e saj? Wortham kishte një sqarim të shkëlqyeshëm për këtë. Ajo vazhdimisht harronte të të vazhdonte leximin e e-librit aty ku e kishte lënë më parë. U desh betimi solemn i një vendimi për Vitin e Ri që kjo të ndryshojë.
E-librat, pra, nuk ekzistojnë brenda rrezes sate të shikimit. Ata nuk të mundojnë me praninë e tyre që të shtyn t’i lexosh. Ata nuk shërbejnë si kujtesë e vazhdueshme dhe sikletosëse e zakoneve tua të varfra për lexim. Qofshin edhe 1001 libra digjitalë, ata do të jenë larg shikimit tënd e, rrjedhimisht, edhe larg mendjes. Zgjidhja e mundur? Sinjalizimet që shfaqen në ekran, për të të kujtuar se ke mbetur në faqen 47 të “A Shore Thing” - për 17 ditë radhazi.

2) S’mund t’i mbash të gjithë librat në një vend.

Librat e radhitur në raftet e tu nuk të vrasin mendjen se nga ç’librari kanë ardhur. Por, në telefona raftet janë të ndara – sepse, s’mund t’i shohësh në një vend të vetëm të gjithë e-librat që i posedon dhe që i ke blerë nga shitësit e ndryshëm. S’ka program për këtë. Me e-libra je i ndëshkuar dy herë, sepse s’mund të blesh asgjë jashtë kompanisë që të ka shitur mjetin lexues.

Për shembull, Apple nuk i lejon hartuesit dhe programeve që të ndërhyjnë për të krijuar atë që do të përbënte një librari të vetme brenda një programi. Nëse kjo pengesë zhduket, prapë do të mbetej nevoja e kompanive për shpërndarjen e librave për të bashkëpunuar – gjë kjo jo e lehtë për aq kohë ata janë konkurrentë, sepse ky lloj pakti do të çonte në luftëra çmimesh.

Mirëpo, mënyra sesi i lexojmë e-librat është e kundërta e mënyrës me të cilën lexojmë. Për të marrë librin fizik të radhës, ne përdorim raftet që i kemi sistemuar vetë, prej nga zgjedhim diçka. Në veprimin e njëjtë digjital, ne do të shihnim çdo libër që e posedojmë dhe do të përzgjidhnim njërin, gjë që na çon te programi që e hapë atë libër- me një fjalë, në Kindle, Nook, Borders, etj. Mjafton një proces i tillë - hapja e programit, përzgjedhja e një libri - dhe lehtësisht mund të harrosh çfarë librash ke. Gjë e vogël? Përpiqu të imagjinosh Borders, tek përpiqet të të diktojë përmasën dhe formën e raftit të librave tu, rregullën, sipas së cilës, ai raft mund të mbajë vetëm librat që i ke blerë nga ata, dhe shih nëse kjo gjë do të të fyente, sadopak.
3) Shënimet në margjina të ndihmojnë të mendosh.

Nuk mjafton të kesh mundësi që të nënvizosh diçka. Një lexues i kujdesshëm do të debatojë me autorin, do të zgjerojë një argument, ose do të shënojë diçka i frymëzuar nga ajo që sapo lexoi. Dhe duhet të jetë ngjitur me origjinalin - një bllok shënimesh i veçantë është qesharak, qoftë edhe me një sistem indeksimi inteligjent, që duket si diçka e pashmangshme, por që s’është shpikur ende.

Librat nuk ofrojnë shumë hapësirë në të cilën lexuesit mund të shënojnë, ndërkaq e-librat s’kanë fare. Dhe, si i bëhet serendipitetit të ndarjes së mendimeve dhe informimit nga mendimet e të tjerëve - nga mesazhet e shkruara në margjinat e librave të marra ose të dhëna me hua? Përsëritja e kësaj përvoje do të kërkojë një standard të ri, të adoptuar univerzalisht nga konkurrentët, teknologjia e librit të të cilëve - për dallim nga letra - është e patentuar.

4) E-librat shihen si diçka për një përdorim, megjithëse çmimet e tyre nuk e dëshmojnë këtë gjë.

Kjo është diçka e thjeshtë dhe gjithashtu e lehtë që të anashkalohet - si e parëndësishme, sepse ka njerëz që duhet paguar për qasje në e-libra. Por derisa e-librat të sjellin një vlerë të re - siç bëri Hollywood’i me shtojcat e DVD’ve - është e bezdisshme të shpenzosh 13 dollarë në diçka që s’është më shumë se një libër me qira. Prodhimi i e-libravet pothuaj s’kushton asgjë, megjithëse çmimi bazë i vendosur nga botuesit është vetëm pak më i ulët se i librave konvencionalë.

E-librat s’mund të huazohen, s’mund t’i jepen donacion një librarie lokale, e as të rishiten. Ata nuk zënë vend, dhe rrjedhimisht shkaktojnë ndjesi konfliktuale kur të vije vjen koha e fshirjes së disa prej tyre. Mirëpo, ngaqë ata nuk janë socialë, qoftë edhe në formën më të kufizuar që e kërkon një nivel i kontaktit njerëzor në botën fizike, ata kurrë s’do paraqesin një zgjatim të personalitetit tënd. Gjë që më çon tek…

5) E-librat s’mund të përdoren si pjesë e dekorit shtëpiak.

Para se të rrotullosh sytë nga cektësia e kësaj ankese, mendoje këtë: kur, në jetën tënde prej lexuesi, nuk e pajise mjedisin tënd me libra si mjete të prezantimit tënd pa asnjë fjalë me njerëzit përreth? Kjo mund të jetë edhe pjesë e vanitetit, por librat – ashtu si i vendosim në dhomat tona, dhe ata që s’i mbajmë fare – tregojnë shumë për atë sesi dëshirojmë që bota të mendojë për ne. Ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër në shtëpinë tonë, librat janë simbolet tona, të ndërmjetësit më të mirë të një bisede - shpjeguesit tanë. Të mbyllur “poshtë” bodrumit të lexuesit tënd digjital, ata s’mund t’i shoh askush, e as t’i dëgjojë të flasin në emrin tënd.

Është aksiomatike sesi asnjë medium i ri nuk e zhduk atë që e eklipson. Kështu, ne ende kemi radio, televizion dhe filma. Andaj, do të ishte çmenduri që - edhe për shumë kohë - të parashikojmë vdekjen e librit. Madje, ende s’e kemi parë as fundin e modeleve krijuese të biznesit – sepse, në botimin e librave ende s’ka një “një fjalëkalim me pagesë”, siç është rasti me revistat dhe gazetat. Të marrësh një e-libër bashkë me një libër konvencional (ose anasjelltas) do të ishte e mira e së mirave, ose e keqja e të këqijave.

Kjo, të paktën do të zgjidhte problemin e dekorimit të shtëpisë.
(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment