EHEC, Spanja:Gjermania të zhdëmtojë fermerët

Zëvendëskryeministri spanjoll Alfredo Pérez Rubalcaba bëri të ditur se qeveria spanjolle ka kërkuar zhdëmtim për humbjet në miliona shkaktuar fermerëve spanjollë, për shkak të krizës së shkaktuar nga epidemia e patogjenit të rrezikshëm për jetën EHEC.

“Ishte e qartë që në fillim se ky lloj patogjeni nuk ishte shfaqur kurrë më parë në Spanjë ”, tha ai. Për këtë arsye,sëmundja nuk ka ardhur nga hapësira jugore evropiane. Shoqatat e fermerëve spanjollë kanë bërë të ditur se tregtia ka renë në vlerën e 200 milionë eurove. Ministrja gjermane për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ilse Aigner i ka marrë në mbrojtje autoritetet e Hamburgut. Kërkimet për origjinën e patogjenit që shkakton sëmundjen e rrezikshme të diarresë së përgjakshme vazhdojnë. Numri i të vdekurve në Gjermani nga EHEC të hënën arriti në 15 vetë

(www.noa.al)

No comments:

Post a Comment