Kjo pyetje na shoqëron të gjithëve ashtu sikundër edhe hetimi administrativ për votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe numërimi tyre hyn përmes ekranit Live në çdo mjedis.
Sot KQZ po hap 496 kutitë e njësisë bashkiake nr. 11 në kryeqytet, nga ku pritet të vlerësohen edhe votat e fundit të hedhura nga zgjedhësit e Tiranës në kutitë e gabuara.
Deri më tani kandidati i koalicionit të “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha udhëheq garën për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit me 78 vota.
Beteja e shifrave për bashkinë është drejt fundit, por shpallja e fituesit duhet të respektojë edhe afatet ankimore të procesit sipas Kodit Zgjedhor.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment