Whitney Houston shkakton probleme gjatë një udhëtimi ajror

Sipas burimeve të tabloidit amerikan US Weekly, diva e muzikës amerikane Whitney Houston ka shkaktuar probleme gjatë një udhëtimi me avionin e Delta Airlines, nisur nga Atlanta.

Këngëtarja e këngës “I will always love you” gjatë këtij udhëtimi nuk ka pranuar në asnjë moment që të lidhë rripin e sigurimit. Pavarësisht insistimit të ekuipazhit të avionit, ajo nuk ka pranuar me kokëfortësi duke thënë thjeshtë “Nuk dua!”.

Çfarë mund të thuash më tepër për të? Ajo di vërtetë të jetë një div. Por, fatmirësisht ajo ishte esëll dhe pasi kthehej nga një organizim bamirësie, po udhëtonte menjëherë në vendxhirimin e një filmi.

Muajin e kaluar tabloidi “Variety” raportoi se Houston ishte në bisedime për t’u shfaqur përkrah Jordin Sparks në filmin muzikor të Sony Pictures të 1976, “Sparkle”. Ky projekt do të jetë roli i parë i madh i Houston gjatë 15 viteve të fundit.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment