Top 10 arsye pse duhet ta shikoni Kupën e Amerikës

Më e mira e futbollit të Amerikës Jugore – Kupa e Amerikës është një festival i vërtetë që është quajtur ndryshe ‘Loja e Bukur’. Këtë Korrik, 12 ekipe do të luftojnë për t’u kurorëzuar si kampionët e kontinentit, me plotë ndeshje gladiatorësh, me një përfundim ekstrem në stadiumin legjendar të River Plates, Estadio Monumental.

Pavarësisht nga prania e disa ekipeve më të mira në botë, shikuesit jashtë Amerikës kanë mbajtur lidhje me Kupën e Amerikës. Natyrisht, koha e ndeshjeve bën dallimin më të madh në këtë, për shembull, ndeshja hapëse e së Premtes në La Plata në orën 02:50 AM, duke dëshpëruar shumicën, posaçërisht fansat e zjarrtë të futbollit të Amerikës Jugore.

Nga nevoja për të shikuar ndeshjet në televizor, ka pasur raste kur shikuesit kanë kërkuar ndonjë paketë kabllore ose satelitore vetëm që të përshkojnë momentet e zjarrta të ndeshjeve. Për ata që dëshirojnë emocionet më të zjarrta në netët e nxehta, ia vlen të presin orët e vona ku do të luhet Kupa e Amerikës.

Mëposhtë LajmeSport.com sjell 10 arsyet pse duhet të jeni pjesë e Kupës së Amerikës.

10 Jini pjesë e aksionit në stadiumin Monumental
Stadiumi Monumental do të jetë vendi i finales në Argjentinë dhe shtëpia e River Plate do të jetë e mbushur në maksimum me fansa të pasionuar për kombëtaren e tyre, në pritje për të ngritur Kupën. Dhuna nga fansat e River Plates pas dëbimit nga Primera Division ka rezultuar më një dënim të projektuar prej 20 ndeshje mos-lojë në stadiumin e tyre, ku faktikisht gati i tërë sezoni nuk do të luhet në shtëpi, prandaj nëse nuk keni përjetuar emocionet e Kupës së Botës në vitin 1978, është koha ta bëni tani.


<a href="http://www.bidvertiser.com/bdv/BidVertiser/bdv_xml_feed.dbm">search api</a>



9. Zbuloni talentë të rinj përpara shokëve tuaj

Kupa e Amerikës ka qenë gjithmonë një vend i mirë për t’u dëshmuar talentë nga e tërë Amerika Jugore. Tani keni rastin të zbuloni dhe t’i vlerësoni ju talentët më të rinj në këtë garë dhe do të keni rastin të thoni “Unë e pashë i pari”. Shikoni për Yohandry Orozco të Venezuelës, Sebastian Coates të Uruguajit dhe Edson Montano të Ekuadorit.

8. E vetmja oazë në këtë shkretëtirë

Nëse futbolli është ilaçi i njerëzve,atëherë mungesa e garave të nxehta në muajtë e ardhshëm, atëherë Copa America mund të ketë ndikim pozitiv. Pas mungesës se Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian, njerëzit do të kenë për çfarë të flasin, apo saktësisht për kompeticionin e fundit që pritet të ofrojë show të madh.

7. Rigjeni se çfarë fatkeqësi mund ta kaplojë ekipin Meksikan

Në dy vitet e fundit, skandali ka përfshirë ekipin Meksikan. Çfarë fatkeqësie e vërtetë ! Pikërisht para fillimit të Kupës së Amerikës, 8 lojtarë janë dërguar në shtëpi dhe Jonathan dos Santos është njëri prej tyre. Këta të fundit kanë ftuar 14 prostitua dhe dhe një transvestite në hotelin e tyre – Quito. Përcillini ata më shumë për të dëgjuar mbi befasinë e rradhës…

6. GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL!!

Pasioni i komentatorëve të Amerikës Jugore është legjendar, pasi britmat e tyre pa frymë të lënë një përshtypje të madhe dhe gjatësia e britmës varet nga kualiteti dhe rëndësia e golit. Bëhuni dëshmitar nëse keni një transmetues në gjuhën Spanjollë dhe testoni telat e zërit duke iu bërë pjesë komentatorëve.

5. Një festë shumë-kombëtare

Argjentina është njëri nga vendet më me famë në Amerikën Jugore dhe ekipi i saj do të luajë për mijëra fansa – duke mos llogaritur ato të Buenos Aires.
Sidoqoftë, vendet fqinje bashkë më atë mikpritës do të ofrojnë spektaklin që jemi duke pritur.



4. Gjuetia e Barcelonës sapo ka filluar

Në këtë verë, Barcelona ka qenë e lidhur me një numër të madh të lojtarëve nga Amerika Jugore. Sandro Rosell tashmë është në Argjentinë për të finalizuar blerjen e Sanchez, por Barca gjithashtu ka vëzhguar vazhdimisht situatën e Pastores, kurse nuk ka mohuar interesimin për Thiago Silvan, edhe pse për këtë të fundit ka shumë pak gjasa duke marrë parasysh qëndrimin e tij të sigurtë tek Milan dhe po ashtu edhe Barcelona nuk është ekonomikisht e furnizuar. Prandaj nëse je tifoz i Blaugranëve, ky është vendi që duhet vëzhguar më së shumti.

3. Faktori Diego dhe Pele

Besojmë se tashmë jeni shumë të informuar për rivalitetin mes titanëve të futbollit, Pele dhe Diego Armando Maradona. Mes këtyre kurrë nuk kanë munguar deklaratat kontraverse dhe pritet që Copa America të jetë destinacioni i ardhshëm i tyre, prandaj qëndroni të lidhur me këtë garë, pasi do të ketë edhe konflikte interesante.



2. Talenti në repartin e sulmit

Kjo garë këtë herë sjell talentë të mëdhenj rreth repartit të sulmit. Është Falcao i Kolumbisë që pritet të shkëlqejë, pastaj edhe Ganso dihet për cilësitë e tij shkatërruese në sulm dhe nuk mungon edhe dyshja Tevez & Aguero. Të mos përmendim dy superyjet e rradhës që gjinden në pozitën e parë.

1. Messi vs Neymar , le të fillojë lufta !

Është lojtari më i mirë në botë kundër pretenduesit të ri që dëshiron t’ia rrëmbejë këtë pozitë. Argjentina dhe Brazili janë dy favoritët kryesorë për këtë garë dhe nëse finalja zhvillohet mes atyre, atëherë do të kemi super-përballjen e dy talentëve më të mëdhenj në botë – MESSI VS NEYMAR !



Çfarë mendoni mbi Copa America 2011 ? A prisni spektakël duke marrë parasysh tifozerinë në Amerikën e Jugut dhe futbollin që zhvillojnë ekipet e saj ?
(lajmesport.com)


No comments:

Post a Comment