Entela Resuli
Ka ikur nga Shqipëria në moshën 12 vjeç. Aureta Thomollarit nuk i kishte shkuar asnjëherë ndërmend që pas shumë vitesh do e shihte veten ne faqet e revistave botërore, duke u klasifikuar si një ndër vajzat e veshura më bukur në botë. Është konsulente luksi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe themeluesja e një prej bizneseve më joshëse. Ajo komunikon më mirë me anë të ngjyrave dhe të veshurit është pika e saj e dobët.
Që e vogël mendonte se çfarë do të vishnin prindërit… imagjinoni çfarë mund të bëjë sot!. Jeta e saj ngjan si një udhëtim në përrallë. Ka arritur të bëj realitet shumë prej tyre, duke e cilësuar edhe vetën si një njeri të lumtur. Ajo është një njeri që guxon, provon edhe realizon. Po ëndrrat e Auretës janë të pashtershme. Në këtë intervistë ajo na tregon shumë për vetën dhe për ëndrrat e saj prej ‘milionereje”
Aureta, fillimet tuaja duhet të kenë një zanafillë, mund të na tregosh për fillimet tuaja në fushën e modës?
Për vite të tera, miq të mi nga e gjithë bota, duke pasur parasysh pasionin tim për fashionin dhe çdo gjë lluksoze, me sugjeronin që të hapja një blog. Ata mendonin se të tjerët do ta vlerësonin dashurinë time për stilin e udhëtimet dhe kënaqësinë që unë kam ti ndaj këto gjera me miqtë dhe të dashurit e mi. Unë iu thoja “jo” dhe isha skeptike për një forum të tille publik. Në dhjetor të 2009-ës e gjithë kjo ndryshoi. Motra ime Juliana dhe unë ishim në Miami për pushime. Një natë para se të uleshim për darkë ajo më thotë: “Hapa një blog për ty ne Typepad.”
Dhe kështu nisi gjithçka, tani kisha një blog. U mendova shumë dhe arrita në përfundimin se ky blog mund të bëhej diçka me vlerë, një hapësirë virtuale ku të ndaja pasionet e mia me ata të cilët donin ta ndiqnin. Mundësia për të frymëzuar të tjerët me atë që më frymëzonte mua ishte shtysa më e madhe, dhe kështu nisi e gjitha. Tani kam lexues nga 151 vende të botës dhe media ka folur për mua kudo rreth e rrotull globit.
Kur jeni shkëputur nga Shqipëria?
Kam qenë në klasë të shtatë (12 vjeçe nëse nuk gabohem), kur kam lenë Shqipërinë.
Po tani ku jetoni?
E ndaj kohën ndërmjet Washingtonit dhe Los Angelesit.
Pse keni zgjedhur këto vende?
Sepse kam aktivitet biznesi në të dyja këto qytete. Gjithashtu Washingtoni është qyteti me përqendrimin më të madh të pushtetit në botë dhe është një qytet i mrekullueshëm dhe me një kulture brilante. Për sa i përket Los Angelesit, klima është e mrekullueshme, restorante të klasit të parë, dyqane të mahnitshme me veshje vintage e shumë, e shumë tundime të tjera.
Cili është aktiviteti juaj aty?
Unë jam një sipërmarrëse. Në Washington posedoj një shoqëri konsultimesh për lluksin dhe në Los Angeles sapo mbarova së shkruari (së bashku me një koautor tjetër), një libër për fëmijë që do të ilustrohet nga Sonny Gerasimowicz (drejtor artistik i filmit të Spike Jonze, Where The Wild Things Are), gjithashtu jam duke punuar në një projekt për hapjen e një Boutique ne Malibu.
Çfarë janë konsultimet për luksin, çfarë bën ju në këtu specifikisht ?
Lluksi, në përgjithësi, sot shihet si forma më perfektë e shprehjes së identitetit dhe ekskluzivitetit. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me fashionin, por pothuajse me çdo aspekt të jetës. Kompania ime specializohet në këshillimin, edukimin dhe krijimin e një vizioni për klientët të cilët janë të interesuar që të krijojnë një identitet nëpërmjet lluksit dhe të shfrytëzojnë avantazhet që ai sjell.
Jeni e kënaqur Aureta me atë çka bëni?
Ndjehem shumë me fat që po jetoj ëndrrën time dhe jam më shumë se e lumtur.
Cila ka qenë marrëdhënia juaj më veshjet?
Unë kam qenë në dashuri me fashionin për aq kohë sa mbaj mend. Mendo, që kur isha fëmije, vendosja se çfarë do të vishnin prindërit e mi në mbledhjet e prindërve. Ajo lloj ndjesie për stilin unë besoj se është e lindur, dhe vjen natyrshëm. Për mua është një mënyrë komunikimi, duke qenë se fashioni është gjuha e fateve. Unë adhuroj te komunikoj nëpërmjet ngjyrave,modeleve,tekstileve dhe formave. Përsosmërinë në këtë lloj komunikimi e kam arritur ndër vite, por ka qenë gjithmonë pjese e imja.
Pse është e rëndësishme veshja për një femër?
Veshja është një formë direket e artit personal, është njëlloj shprehje e vetvetes, është një mënyrë komunikimi e gjendjes shpirtërore dhe e pasionit.
Keni ju një fotograf personal që ju fotografon?
Janë fotografe të ndryshëm që më fotografojnë.
Po veshja juaj e preferuar cila është?
Ç’do veshje përfaqëson anë të ndryshme të personalitetit tim dhe si te tilla nuk kam një të preferuar.
Ju ndodh ndonjëherë të vishni në dy aktivitete të njëjtën veshje?
Patjetër. Te veshësh diçka më shumë se njëherë është një lloj lluksi.
Cila është pjesa më e preferuar për ju tek veshja ?
Më pëlqejnë shume aksesoret. Ç’do gjë, duke filluar nga byzylyket e unazat e me tej deri tek çantat e këpucët.
Cila është gjëja më e shtrenjtë që keni blere ndonjëherë?
Patjetër duhet të jetë çanta roze, Chanel 25 e 500 mijë dollar amerikan, prej krokodili (njëzetepesë mijë dollarë amerikanë).
E në fund të fundit dihet që të gjitha femrat vdesin për tu veshur bukur, ti e ke këtë shans, po çfarë këshille do i jepje ti të gjitha atyre që duan të vishen bukur?
Fashioni është shprehej e vetvetes. Ç’do njeri me çdolloj kapaciteti monetar mund ta veshe veten në mënyre te përkryer. Është e gjitha tek mentaliteti dhe besimi ne vetvete. Unë do ti sugjeroja ç’do vajze të shikoje për veshje që flasin për identitetin e tyre dhe qe do ti përfaqësonin ato sa me mire, ne atë mënyrë fashioni transformohet ne diçka artistike dhe personale.
Keni një stil tuajin në veshje apo përshtateni me çfarë do?
Kam krijuar një stil personal i cili bazohet ne udhëtimet dhe eksperiencat e jetës time.
Në mënyrë naive çdo kujt do ti lind pyetja, ku i gjen të ardhurat Aureta për kaq shumë veshje…?
Unë kam filluar të koleksionoj veshje që këtu e dhjete vjet më parë. Më shumë punë kam arritur një shkollim në Amerikë dhe kam konsoliduar disa aktivitete biznesi. Më në fund fashioni për mua është jo vetëm një pasion por edhe një çmim i fituar.
Në qoftë se nuk do të ishit kaq e pasur si do të ishte veshja juaj e keni imagjinuar?
Stili e anashkalon anën ekonomike. Nuk ka rëndësi nëse je i pasur apo jo. Në fund të fundit varet e gjitha tek ty dhe se si ti i kombinon veshjet. Ka një numër të pafund njerëzish të kamur që nuk kanë stil.
Çfarë këshille i jep atyre që nuk kanë mundësi monetare por që duan të vishen bukur, a ka një zgjidhje në këtë pikë?
Njëra nga karakteristikat e blogut tim është fakti se unë kombinoj veshje shumë të shtrenjta me të tjera që janë shumë të kapshme. Për shembull, të blesh Vintage, është një mënyrë shumë e mirë për të gjetur veshje unike.
Për çfarë ju ka shërbyer ky blog në aktivitetin tuaj?
Blogu im ëëë.aureta.net më ka dhënë mundësinë të komunikoj me njerëz rreth e rrotull globit. Më ka dhënë një platforme, të tregoj pasionin tim për lluksin, fashionin dhe stilin.
A e keni të gjitha ato që dëshironi Aureta, keni ndonjë gjë që ju mungon?
Jeta është një udhëtim i vazhdueshëm. Askush nuk mund të ketë çdo gjë që do. Unë ndjehem me fat që kam një familje të mrekullueshme, miq dhe mundësinë që ti dedikoj kohën dhe energjinë time gjerave që dua.
Si është një ditë e juaja në vendin ku jetoni ?
Ana më magjike e jetës time është fakti se jo dy ditë i ngjajnë njëra tjetrës. Është gjithmonë një aventure dhe unë mundohem ta jetoj çdo ditë sikur të ishte e fundit.

(yllpress.com)
No comments:
Post a Comment