Kolekcioni i parë i çantave të Nicole Richie (FOTO)

Nicole Richie në brendin e saj House of Harlow 1960, shtoi edhe një linjë për çanta. Kolekcioni përfshinë çanta në stil të ndryshëm dhe mund të gjenden modele casual dhe performale.

“Çantat çdo herë kanë qenë pjesë brendit House of Harlow 1960 që nga lansimi i tij. Vetëm duhej që fillimisht të sigurohemi se të gjitha komponentet tjera janë në vendin e duhur para se të fillojmë me këtë kategori” – theksoi Richie.

“Kur dizajnoj, çdo herë mundohem të dizajnoj pjesë që janë universale, që do të mund secili t’i mbajë” – shtoi dizajnerja 29 vjeçare.
Çantat janë të përfshira në koleksionin e modës të vjeshtës të House of Harlow 1960.
Nicole është një ndër yjet e Holivudit të cilat me sukses kanë hyrë në botën e modës. Për brendin House of Harlow 1960 ajo në vitin 2010 e fitoi çmimin Parapranues i vitit të çmimeve
“Gruaja e vitit” që jepen nga magazina Glamour.
(Femina.al)












No comments:

Post a Comment