Në sytë e publikut lidhja e saj me Ervinin u pa me dyshime, se ajo që do t’i bënte dalje sapo të dilte nga shtëpia Ervinit do ishte Ermela. Dhe pak a shumë ashtu ndodhi pas një sherri në Vlorë disa javë më parë ku ishte Ermela që vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre disa mujore. Ai udhëtoi drejt Londrës për t’i larguar situatës, dhe me ardhjen në Tiranë vendosën për rikthim. Atëherë Ermela mendoi të mos japë asnjë shpjegim në media, ndërsa kësaj here ka vendosur t’i çjerrë maskën e djalit të mirë. Në këtë intervistë tregon për tradhtinë e Ervinit me një studente me të cilën ka vetëm pak ditë njihet, dhe kush është Ervini i vërtetë që ajo ka njohur gjatë muajve që kanë qenë bashkë. Ndërkohë ne kemi arritur të sigurojmë fotot me vajzën me të cilën po shoqërohet.
Ermela kishe marrë një ftesë nga Gjimi i BB3, për të qenë e ftuar bashkë me Ervinin dje në një club në Velipojë. Pse nuk shkove?
Në fakt po. Unë isha duke u marrë me disa rregullime në shtëpinë e prindërve dhe po ashtu duke takuar mjekët që do bëjnë operacionin e nënës sime. Për shkak të këtyre impenjimeve, dje as sot nuk ishim takuar me Ervinin, derisa vjen Toros dhe jep lajmin që nuk e kisha pritur.
Cili ishte ky lajm?
Ishte pikërisht një kafe që kishte pirë me Ervinin, dhe ku ai me pafytyrësinë më të madhe i kishte prezantuar të dashurën e tij të re, një vajzë 20 vjeçare, studente nga Elbasani. Madje i ka pohuar Torosit që me të do të udhëtonte sot drejt Velipojës, ndërkohë që kjo është absurde pasi ftesën për të qenë mbrëmë në Velipojë ma bëri mua Gjimi i “Bb3”.
Por duke e ditur që ti je mikeshë me Torosin, i ka dhënë shpjegime për ty?
Për mua i ka thënë vetëm që Ermela është tashmë një ex, nuk jemi më bashkë.
Si u ndjeve, kishte ndodhur ndonjë konflikt apo ftohje mes jush, që Ervini ka bërë këtë veprim?
Jo asgjë nuk kishte ndodhur edhe pse kisha ndier një ftohje nga ana e tij. E ndjeva këtë largim kur unë bashkë me Toros, Jonelën, e disa konkurrentë të tjerë të BB4 udhëtuam drejt Kosovës ku na bënë një pritje madhështore. Ervini nuk mundi dot të vinte pasi kishte një dasmë, por ajo që më bëri përshtypje ishte se nuk më bëri asnjë telefonatë për të më pyetur se s’i kisha mbërritur në Kosovë. Unë në fakt u ndieva e fyer, dhe para dy ditësh thjesht i thashë se përse nuk ishte kujtuar për mua. Por vetëm kaq, dhe nuk bëhej fjalë për ndonjë grindje të madhe.
Shumë u komentua për lidhjen tuaj, madje u tha që ajo që nuk ndieje për Ervinin ishe ti. Si do ta komentoje si personi që je në dijeni më mirë?
Patjetër nuk mund ta mohoj që kishte mes nesh një lloj afeksioni, por kishte momente që as vetë nuk e kuptoja se pse rrija me të. Në fakt për ta sqaruar me mirë atë që ndieja për Ervinin, ishte se unë kur mbaroi “Big Brother 4” unë i kisha të gjitha. Kisha paratë, mora një makinë që e kisha ëndërruar, përjetova adhurimin e njerëzve që më kishin ndjekur në lojë, por për hir të së vërtetës ndihesha vetëm. E ndieja të nevojshme një njeri në zemrën time me të cilën të ndaja gjithçka. Me Ervinin u krijua një lidhje brenda shtëpisë, dhe kur dola e ndieva si njëri të afërt ku të mbështesja sigurinë time, ndjenjat e mia. Nuk e di si u përfshiva, dhe nuk e kuptoj tashmë se edhe pse e dija që s’ishte personi i duhur për mua vazhdoja të rrija me të.
Kush ishte Ervini që ti njohe në realitet?
Shokimin më të madh për Ervinin e provova, kur para disa ditësh u përpoqa të merrja diplomën e shkollës së mesme të tij. Por kur shkova u interesova në shkollën ku ai kishte studiuar mora vesh që ai s’kishte përfunduar as tetëvjeçaren. U ndieva përtokë dhe për momentin thashë që unë e diplomuar për Shkenca Sociale dhe me shumë ambicie për jetën pse duhet të merresha me djalë pa shkollë. Përveç kësaj Ervini ishte një njeri që të afrohej për interes, aq sa dhe kur vinte puna për të drekuar më thoshte hajde shkojmë nga prindërit e tu derisa unë i thashë, kujdes se shtëpia ime nuk është mensë, ku ti mund të hysh e të dalësh kështu pa problem. Por ai s’e kishte sensin e kundërshtimit dhe i kalonte gjërat duke qeshur, se ashtu i interesonte.
Të gjitha fansat e tu mbajnë mend etiketimin që ti i bëre atij duke e quajtur “Ervin Hesapi”. Në fakt si ndiheshe në krah të Ervinit?
Me sinqeritetin më të madh e them që mëngjeset me të më dukeshin të zbrazët, ndihesha bosh. Ai nuk fliste, nuk ishte i aftë të komunikonte. Për mua ishte problem shumë i madh pasi unë lidhjen me një njeri e bazoj te komunikimi, unë dua të shprehem, të ndaj mendimet, gjë që me Ervinin nuk ndodhte. E kisha kuptuar që intimiteti në shtrat nuk është gjithçka në një lidhje.
Po marrëdhënia jote me familjen e tij si ka qenë?
Në fakt gjithmonë që shkoja aty nuk gjeja asnjë lidhje mes tipit tim dhe familjes së tyre, ku flitej pa problem për histori e aventura personale. Nuk e kam ndier veten në vendin e duhur, më dukeshin të çuditshëm.
Ndërkohë që ti ishe brenda shtëpisë së “Big Brother” u fol shumë për pasurinë e tij. Ta tha ndonjëherë Ervini se sa para ka në bankë?
Kishte një kontradiktë mes asaj që shihja përditë duke bashkëjetuar me të, dhe asaj që ai tregonte nga e shkuara e tij. Ervini nuk paguante as kafet, ishte gati të na ngecte faturat mua, ose dikujt tjetër që ndodhej në tavolinë me ne. Nga ana tjetër më thoshte që kishte shtëpi në Londër, Itali, Tiranë. Ndërsa për pasurinë e tij në lekë sa herë që e pyesja më thoshte do të ta tregoj një herë tjetër, kur të vijë momenti.
E kishte pyetur se si e kishte vënë pasurinë?
Po sigurisht, dhe më tha që kam punuar në një furrë buke. Unë nuk e besova dhe në një moment më tha që patëm fat që vëllai im u lidh me një grua të pasur, e cila na ndihmoi shumë.
Por po ashtu ai e ka pohuar me zë të lartë se ishte i marrosur pas teje, ke besuar ndonjëherë në dashurinë e Ervinit për ty?
Jo, tani po vërtetoj që edhe me mua ai ka qëndruar për paratë që unë fitova në “Big Brother”, por mua s’mund të ma hidhte dot, ato para janë të miat dhe do i gëzoj unë.
Ishte xheloz Ervini?
Jo, aspak.
Po sherri dhe ndarja në Vlorë para disa javësh për çfarë ndodhi?
Ndodhi për faktin se mora vesh që unë kur isha brenda në lojë më kishte tradhtuar me kushërirën e Mirjetës. I thashë pse e bëre ndërsa trumbetoje se më dashuron?! Dhe m’u përgjigj që ishte një flirt pa pikë rëndësie pasi ti ishe në lojë dhe unë mashkull jam. E fala, duke ja bërë të qartë që daljen nga shtëpia po e shoh si rinisje nga e para të lidhjes sonë me kushtin që ai mos ta përsëriste më. Unë nuk e pranoj tradhtinë, nuk e gëlltis dot dhe po theksoj që edhe sikur ai të ketë plan të rikthehet, unë nuk e kam atë plan më.
Të ka ndodhur ta takosh vajzën me të cilën ai po shoqërohet dhe si mendon se mund ta ketë njohur?
Jo s’kam qenë në dijeni fare dhe as nuk më intereson. Ndonjë viktimë e radhës do jetë, që besoj se e ka njohur në facebook, pasi Ervini aty e kalonte kohën më madhe duke pritur komplimenta nga fanset e vogla.
Çfarë të kishte kërkuar Ervini për ta thelluar lidhjen, fejesë, martesë?
Jo, asnjërën nga këto. Këto kohë ai më kërkonte të bënim fëmijë. I thosha që fëmijën duhet ta lindim pasi ta celebrojmë lidhjen tonë, të vendosim unazë dhe pasi të kemi bërë një dasmë madhështore pasi së pari unë doja ta njihja. “Jo, ashtu nuk bëhet” më thoshte. Të them të drejtën, mentaliteti që ai kishte për jetën nuk më dukej aspak avancim, por më tepër shfrenim.
Por prindërit e tu a ishin dakord, çfarë mendimi krijuan për Ervinin?
Më thoshin që “Ervini nuk bën për ty”. Ndërsa babai, të cilit i ngjaj shumë pasi i mendojmë gjërat në thellësi më thoshte që “Nuk është zgjedhja e duhur, por po të lë ta kuptosh vetë dhe kur ta kuptosh që s’ishte e duhura për ty, do të mbështes”. Në fakt në këto momente që po flasim prindërit e mi nuk e dinë ende që ne jemi ndarë, do shkoj t’ua them tani”.
Ndihesh e zhgënjyer?
Ndihem e fyer për faktin se unë e kam mbështetur Ervinin me sinqeritet, jam sjellë shumë mirë me të dhe vërtet nuk e prisja nga ai që të më bënte një pabesi të tillë, për të cilën nuk pati as guximin të ma thoshte në sy që po dilte me një tjetër. Por Ervini është shumë sipërfaqësor dhe shumë gjëra i bën për t’u dukur e për të dalë në gazeta.
Çfarë ke menduar për jetën tënde tani e tutje?
E para që do të bëj është ta harroj këtë histori. Më ka lënë një shije të hidhur, nuk e prisja. Por them që viti 2011 më mësoi shumë gjëra, më mësoi si të fitoj një garë, si të sfidoj të tjerët, më bëri milionere, dhe po ashtu më mësoi të njoh një njeri kaq të ulët dhe pa identitet si Ervini.

(vipat.info)
No comments:
Post a Comment