Armatimi është një numër i madh fishekësh, gjithësej 3 mijë, disa arka me rreth 75 kilogram tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, ndezës tritoli, mbi 10 mina anti-tank dhe 2 predha anti-tank.
Policia duket se ka shoqëruar edhe një person si posedues i kësaj sasie të madhe armatimi.
E gjithë kjo sasi armatimi dhe eksplozivi është gjetur në fshatin ku policia prej disa javësh është duke kërkuar autorët e disa shpërthimeve me lëndë eksplozive që kanë ndodhur përreth këtij fshati dhe fabrikës së cimentos.
Prej dy muajsh pothuajse cdo javë persona të paidentifikuar kanë hedhur në erë shtyllat e tensionit të lartë që furnizojnë me energji elektrike fabrikën e cimentos në Fushë-Kruje, më pas janë dëmtuar edhe dy ura në rrugët lidhëse tokësore të kësaj fabrike si dhe është dëmtuar rëndë disa herë edhe linja hekurudhore që i shërben kësaj fabrike.
Drejtoria e Policisë së Durrësit, që mbulon zonën, njoftoi arrestimin e 5 personave si të dyshuar për aktet terroriste.
Ngjarjet duket se kanë lidhje me ndërprerjen e kompensimeve që fabrika i jepte një pjese të banorëve të fshatit Zallë dhe se sulmet me tritol ishin një lloj shantazhi për përfitime financiare.
Policia nuk bën të ditur nëse armatimi kapur ka lidhje me ngjarjet, por sasia e madhe e tritolit është sekuestruar gjatë hetimeve për zbulimin e autorëve të këtyre akteve.
(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment