Zyrtarë të lartë të Pentagonit thonë se ushtria amerikane do ta kapë ose do ta vrasë udhëheqësin e ri të Al-Kaidës dhe se ai do të ketë të njëjtin fat si Osama bin Laden.
Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts u tha gazetarëve në Pentagon se Ajman al-Zavahiri do të ndeshet me sfida si udhëheqësi i ri i al-Kaidës, duke thënë se atij i mungon “karizma e veçantë” që kishte bin Ladeni.
Zoti Gejts tha se Zavahiri, i cili ishte zëvendësi i bin Ladenit, po ashtu nuk ka përvojë operacionale si udhëheqësi i mëparshëm, i cili u vra nga forcat speciale amerikane gjatë një operacioni në Pakistan:
“Ky njoftim nga al-Kaida na kujton se pavarësisht nga fakti që rrjeti ka përjetuar një humbje të rëndë nga vrasja e bin Ladenit dhe një numër zyrtarësh të tjerë, al-Kaida kërkon të zgjerojë operacionet duke zëvendësuar udhëheqësit e vrarë dhe mbetet e angazhuar ndaj programit që ka parashtruar”, tha ai.
Përveç zotit Gejts, në konferencë ishte edhe Shefi i Shtatmadhorisë, Admirali Majk Mullen i cili tha se Shtetet e Bashkuara do të vihen në ndjekje të udhëheqësit të ri të al-Kaidës. “Ai vetë dhe organizata vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për ne. Ashtu siç u përpoqëm dhe siç arritëm me sukses ta gjejmë dhe ta asgjësojmë bin Ladenin, pa diskutim do të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Zavahirin”.
Që nga vrasja e bin Ladenit, marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Pakistanin janë tensionuar ndjeshëm dhe disa anëtarë të Kongresit kanë vënë në pikëpyetje ndihmat prej miliarda dollarësh që Uashingtoni i dërgon Islamabadit.
Sekretari Gejts tha se Pakistani mbetet një aleat i rëndësishëm dhe linjat e komunikimit ndërmjet dy vendeve mbeten të hapura: “Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe jo thjesht në kontekstin e Afganistanit. Pakistani është një lojtar i rëndësishëm i stabilitetit rajonal veçanërisht në lidhje me Azinë Qendrore dhe sipas pikëpamjes sime, ne duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë marrëdhënie”.
Konferenca për shtyp mendohet të jetë e fundit për Sekretarin e Mbrojtjes Gejts, pasi ai do të dale në pension në fund të muajit. Presidenti amerikan Barak Obama ka zgjedhur drejtorin e CIA-s Leon Paneta të marrë përsipër rolin e Sekretarit të Mbrojtjes.

(noa.al)
No comments:
Post a Comment