Aguilera-Levine, grindje në tv tek “The Voice”

Prej kohësh flitet për një duet të tyre, por së fundmi gjërat mes nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dy pjesëtarët e jurisë të emisionit muzikor “The Voice”, faktikisht, zihen vazhdimisht. Ata menjëherë janë mbrojtur duke thënë se grindjet e këtij lloji janë njësoj si ato mes vëllait dhe motrës, por në krahun tjetër për shumë persona miqësia mes tyre ka përfunduar.

Christina kohët e fundit ka shpjeguar dhe rolin e saj në “talent-show”, në të cilin po merr pjesë: “Detyra ime është ajo e dhënies së pozitivitetit dhe duhet të jem totalisht e përfshirë”.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment