Të lexosh në plazh, është seksi…

Librat që duhet të merrni në valixhen tuaj këtë verë

Pushimet tashmë kanë filluar dhe ka nga ato që së bashku me to e konsiderojnë formë relaksi dhe të lexuarit nën një çadër. Vera konsiderohet si koha ideale për të lexuar.


Gjatë verës leximi stimulon dëshirën për të njohur dhe kuptuar. Vetëm pushime? Jo, ka nga ata që edhe pse gjithë vitin e kanë kaluar në punë nuk u ndahen dot librave. Madje për ta kjo është periudha më e mirë kur edhe mund t’u kushtojnë më shumë kohë librave.

Janë të shumtë atë që kur nisen me pushime, përveç aksesorëve të plazhit marrin me vete dhe një çantë me libra. Nën çadër, buzë detit… ndër të tjera mund edhe të lexosh shumë mirë. Madje, mund të lexosh më shumë se ç’ke kaluar nëpër duar një vit të tërë.

E kjo vlen kur bën pushime të qeta nën shoqërinë e diellit dhe të detit. Ajo që vihet re gjatë periudhës së verës është se njerëzit duan libra të lehtë, histori suksesi, histori dashuria. Nuk duan ta ngarkojnë vetëm me libra që duan përqendrim dhe vëmendje.

Doni pushime me pak “lodhje”? Jeni të dashuruar pas romaneve imenjativë? Mendoni së vetëm në pushime mund ti lexoni librat me tema të vështira? Nëse është kështu, libra të tillë nuk mungojnë për të kënaqur shijet tuaja, edhe pse për pushime këshillohen libra jo shumë të vështirë… Por kjo më shumë është shije individuale e vetë lexuesit.

Disa këshilla të shëndetshme për të lexuar buzë detit apo në mal

Shkoni në librari dhe blini të paktën një libër për ta lexuar në det apo mal kudo që të shkoni.
Mos rrini shumë poshtë çadrës apo poshtë hijeve të pemëve… mbaroni librin së lexuari.
Bëni sport dhe shplodhuni duke lexuar libra.
Hani shëndetshëm dhe argëtohuni





Të lexosh në plazh, është seksi…


Të lexosh në IPad

Ka nga ata që nuk marrin një valixhe me libra por thjeshtë një Ipad, ku në të kanë disa libra. Në të mund të lexojnë poshtë çadrës çfarë të duan ata, edhe pse ndjesia e të prekurit të letrës me dorë ka një tjetër kënaqësi, gjithsesi ka nga ata që lexojnë ne Ipad.


“Vera mban kurorën”

Vera është periudha ku njerëzit blejnë më shumë dhe lexojnë më shumë libra. Sipas një sondazhi që kemi bërë në librarit e kryeqytetit, në këtë stinë ka një fluks njerëzish që i drejtohen atyre për të marrë titujt e tyre të preferuar. Dhe në fakt ajo që bijë në sy është se nuk marrin një titull por disa… Ndoshta për ti lexuar deri në fund të verës.

Sugjerime

Vera erdhi, dielli dhe deti na presin. Secili mund të zgjedhë librin që dëshiron për të lexuar në plazh.

Nëse jeni duke kërkuar tituj në lidhje me librat që doni të lexoni gjatë pushimeve, dhe se çfarë duhet të kaloni në dorë këtë verë. Ne po ju sugjerojmë disa tituj në përpjekje që do të kënaqeni nën shoqërinë e tyre.


Libra të rinj për t’u lexuar në pushimet e verës

Titulli: Fitimtari nuk merr asgjë

Autori: Ernest Heminguej

Shtëpia botuese: Bota shqiptare

Përktheu: Nasi Lera

Faqe: 121, çmimi 500 lekë

Të shkruara gjatë kohës kur Hemingueji ishte në kulmin e fuqisë së tij krijuese, në tregimet e tij “Fitimtari nuk merr asgjë” shkëlqen vula e talentit të veçantë. Gjuetarë, pleq të mençur, luftëtarë, gra të dashuruara, gra të braktisura: aty mund të gjesh gjithçka, aty jeton gjithkush, dashuron dhe përballet me realitetin e pashmangshëm të vdekjes. Karakteret, dialogët, mjediset, bota e brendshme, mund të kenë ardhur vetëm nga imagjinata e Heminguejit.


Titulli: Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla dhe të gjitha gjërat janë të vogla.

Autori: Richard Carlson

Shtëpia botuese: Ombra GVG

Përktheu: Alma Guri

Faqe: 255, çmimi 600 lekë

Ekziston një mënyrë tjetër sesi t’ i vendosim lidhje me jetën-një mënyrë tjetër më e butë, më shumë e dobishme e cila e bën jetën të duket më e lehtë dhe njerëzit e përfshirë në të më të kuptueshëm. Kjo “mënyrë tjetër” e të jetuarit mëson sesi të zëvendësohen shprehitë e vjetra të “reagimit” me shprehi të reja të perspektivës. Këto shprehi na mundësojnë për të patur një jetë më të larmishme dhe më të bukur.

Titulli: Burrat që duam

Autori: Willy Pasini

Shtëpia botuese: Belina

Përktheu: Luljeta Dino

Faqe: 229, çmimi 800 lekë

Willi Pasini-psikiatër dhe psikolog na propozon një udhëtim në universin mashkullor për të kuptuar sesi kanë ndryshuar bashkëshortët, të fejuarit e shokët në shekullin XXI, por në radhë të parë për t’u sugjeruar këtyre meshkujve të “destabilizuar” një rrugëdalje, e për t’i ndihmuar të gjejnë një përgjigje për dyshimet që i torturojnë, duke e përkufizuar rolin e tyre, e ndërtuar ditë pas dite një lidhje të pjekur e krijuese me shoqet e jetës, por edhe me fëmijët, miqtë dhe kolegët.

Titulli: Shpresa dhe gënjeshtra

Autori: Marian Keyes

Shtëpia botuese: Dudaj

Përktheu: Dorina Xhaxhiu

Faqe: 481, çmimi 1000 lekë

Të lexosh në plazh, është seksi…


Ana Uollshi pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në sallonin e shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç’u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon email-e që mbeten pa përgjigje? Së bashku me të motrën, detektiven private Helena, ajo nis të kërkojë të shoqin. Kthehet në Nju-Jork, ku e presin ndodhi të çuditshme. Nën petkun e humorit, fshihet një histori e zymtë…A do të jetë e fortë Ana? Marian Keyes është autore e 7 romaneve të përkthyera në 30 gjuhë.


Titulli: Burra që urrejnë gratë

Autori: Stieg Larsson

Shtëpia botuese: Dudaj

Përktheu: Alina Karaulli

Faqe: 501, çmimi 1200 lekë

Kanë kaluar shumë vjet që kur Harieta, mbesa e dashur e industrialistit të fuqishëm Henrik Vagner, është zhdukur pa lënë gjurmë. Që atëherë dërgimi i përvitshëm i një dhurate anonime e hap përsëri çështjen-një rit që përsëritet me përpikmëri dhe zgjon sërish shqetësimin për një enigmë të pazgjidhur kurrë. Para vdekjes së tij tragjike të beftë, një atak në zemër në vitin 2004, Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane pjesë e një triologjie të quajtur “Millennium”: “Burra që urrejnë gratë”, “Vajza që luante me zjarrin”, “Mbretëresha e Kështjellave prej letre”.


Titulli: Një herë nuk mjafton

Autori: Jacqueline Susann

Shtëpia botuese: OMSCA-1

Përktheu: Oriana Tamburi

Faqe: 505, çmimi:1100 lekë

Industria e medias dhe e kinematografisë është një botë që nuk fle kurrë. Botuesit, regjisorët, modelet, pop-starët rrinë zgjuar gjithë natën nëpër lokale dhe punojnë gjithë ditën në zyra të zbukuruara në stilin modern të kohës…Në këtë botë është rritur Xhenjueri Uejn, një vajzë magjepsëse, që kërkon në Nju-Jorkun dhe Los Anxhelosin e njerëzve të artit tipin model të dashurisë së saj. Autorja e romanit është lindur në Filadelfia.






Në shkollë ishte studente inteligjente, por dembele. Mbasi mbaroi diplomën, Susanni u shpërngul në Nju-Jork për të realizuar ëndrrën e saj: të bëhej aktore. Luajti disa role në filma “The Ëomens”, kurse më vonë u bë modele. Megjithëse e sëmurë, ajo ishte e vendosur të bëhej autore e suksesshme dhe këtë e arriti me librin “Lugina e Kukulave”, vijoi me “Makina e dashurisë” dhe “Një herë nuk mjafton” në fund të jetës. Vdiq në moshën 56-vjeçare, më 1974.






(www.yllptress.com)



No comments:

Post a Comment