Neymar: dita me e mirë në karierën e tij si futbollist profesional.

Super-talenti i Santos, Neymar ka thënë se kjo është dita me e mirë në karierën e tij si futbollist profesional.



Santos fitoi për herë të dytë rradhazi Copa Libertadores këtë herë duke mposhtur Penarolin me rezultat 2-1.

Neymar shënoi golin e parë për klubin e tij në këtë takim ndërsa kishte dorë edhe në golin e dytë.

Santos do të takohet në Dhjetor me Barcelonën në Kupën botërore të Klubeve.

“Është dita më e lumtur në karierën time, unë kam bërë histori”, tha Neymar në mënyrë euforike pas triumfit.

“Goli ishte i shkëlqyer. Tani është koha të mendoj për ndeshjet me kombëtaren time”.
(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment