Ministri i Jashtem Stavros Lambrinidhis, qe sapo ka marre detyren e re, ne fjalimin e tij te pare ne parlament ka paralajmeruar udheheqjen e vendit fqinj se Greqia vertet mbeshtet perspektiven europiane te Ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, duke qene edhe aleati me i mire i saj, por marredheniet dypaleshe -ka thene ai - duhet te mbeshteten ne bazat e nje fqinjesie te mire.
Kryediplomati grek ka deklaruar gjithashtu se kjo perspektive europiane e rajonit duhet te funksionoje si katalizator per zbutjen e disa problemeve serioze te cilat ndikojne ne stabilitetin e Ballkanit dhe per kete pret nje sjellje te ndryshme nga qeveria e zotit Gruevski,ndersa theksoi se Athina nuk eshte thjesht nje vezhguese ne ato cka po ndodhin.
"Sensibilizuam menjehere organet perkatese europiane dhe une personalisht, dhe pardje Komisioneri per Zgjerimin Shtefan Fyle, denuam me nje gjuhe te ashper keto veprime", tha ministri i Jashtëm Stavros Lambrinidis
Ne fund te fjales se tij ministri i Jashtem grek, ka riperseritur edhe njehere se ashtu sic kane theksuar NATO dhe BE kusht percaktues per integrimin, eshte zgjidhja e problemit te emrit, nje emer me percaktim gjeografik dhe perdorim nga te gjithe.
Deklaratat e tij jane pritur me pozitivitet sidomos nga banoret e Greqise se Veriut si dhe te shtypit, qe deri dje ka kritikuar Athinen zyrtare per nje qendrim te zbehte ndaj kesaj ceshtjeje, ndersa pritet me interes takimi i kryeminsitrit Papndreu me homologun e tij Gruevski ne Bruksel.
(top-channel)
No comments:
Post a Comment