Presidentë e arrestuar janë ato të ekipit të Olimpiakos Volos, Arqileas Beos ai i Kavalas, Stavros Psomiadhis, si dhe tre presidentë të ekipeve të kategorisë së parë dhe të dytë emrat e të cilëve nuk janë publikuar ende.
Mësohet se janë më tepër se 40 ndeshje të kampionatit grek ku janë trukuar rezultatet.Në ndeshjet e trukuara janë luajtur shuma të mëdha parash, ndërkohë që në llogaritë e presidentëve të arrestuar janë gjetur shifra të cilat i kalojnë 60 milionë euro.
UEFA kishte shprehur dyshime lidhur me rezultatet e këtyre sfidave, madje organizmi më i lartë i futbollit europian kishte kërkuar monitorim të rreptë të ndeshjeve të kampionatit helen.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment