"Në fund të vitit Bashkimi Evropian do të bëjë vlerësimin për pjekurinë demokratike të Shqipërisë. Komuniteti ka theksuar gjithnjë rëndësinë e madhe të zgjedhjeve lokale në vend", tha Sequi, në një deklaratë për mediat, pasi mori pjesë në një ekspozitë me piktura në "Shkollën e Kuqe", me rastin e 1 qershorit, ditës së fëmijëve.
Duke folur para fëmijëve, ambasadori u shpreh se të gjithë duhet të kontribuojnë dhe të kujdesen për të ardhmen e vendit.
Në këtë ekspozitë ishte edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili theksoi domosdoshmërinë e shtimit të mjediseve të gjelbra dhe të uljes së nivelit të ndotjes.
(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment