1 Qershori, Topi: Fëmijët duhet të kujtohen cdo ditë

Presidenti Bamir Topi u ka bërë apel sot institucioneve që të mos kujtohen për fëmijët vetëm me 1 Qershor, por cdo ditë të vitit. Këtë apel kreu i shtetit e bëri gjatë një pritje të organizuar në presidencë me 20 fëmijë nga “Fshati SOS”.

Presidenti në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh: “Është një nga ato ditë kur fëmijët vërtet gëzojnë, por kur të mëdhenjtë duhet të mendojnë! Duhet të mendojnë për jetën e fëmijëve, për të ardhmen e tyre” ‘Çdo prind,- tha kreu i shtetit duhet të jetë i ndërgjegjshëm për krijesat që ka sjellë në jetë dhe ky është një apel edhe për institucionet: Unë dëshiroj të përgëzoj institucionin që ju ka vënë nën kujdes, sepse jua ka bërë jetën njësoj si të gjithë të tjerëve!’

Pas fjalës përshëndetëse, presidenti Topi ndoqi një shfaqje të shkurtër artistike të përgatitur nga fëmijët. Më pas Kreu i Shtetit shqiptar u shpërndau fëmijëve libra si dhurata simbolike me rastin e Festës së 1 Qershorit.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment