Brazilianët, kampionë nga edicionet 1962 dhe 1963, siguruan titullin me fitore ndaj kundërshtarit nga Uruguai në Pacaembu, pasi ndalën pesë herë fituesit në barazim pa gola në ndeshjen e parë në Montevideo javën e kaluar.
“Mendoj se e meritoj këtë titull”, tha trajneri i Santosit, Muricy Ramalho, i cili kishte dështuar të triumfonte me Sao Paulon, Sao Caetano dhe Fluminensen. “Jam munduar për shumë vite dhe besoj se e meriton edhe Santosi”, shtoi ai.
Skena të këqija shpërthyen pas vërshëllimës së fundit ku futbollistët, të dyja bankinat dhe tifozët që gjetën rrugën deri në fushë, u përfshin në një rrahje, duke përsëritur spektrin e dhunës që përshkoi edhe finalet e kaluara. “Kjo është diçka që vjen prej atyre që nuk u pëlqen të humbin”, tha Neymar.
Santos zëvendësoi Internacionalin e Brazilit si kampion i Amerikës së Jugut dhe siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin botëror të klubeve në dhjetor.
(gazetaexpress.com)
No comments:
Post a Comment