U largua nga jeta në moshën 88 vjeçare, për shkak një sëmundje e rëndë, aktivistja e të drejtave të njeriut Elena Bonner (Yelena Georgievna Bonner), ish kundërshtarja e regjimit sovjetik.
Ajo ishte prej vitit 1972, bashkëshortja e shkencëtarit bërthamor Andrei Sakharov, fitues i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1975.
Vitet e fundit jetonte në Boston të SHBA-ve, deklaroi e bija Tatiana Gankeleviç, sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve Ria Novosti.
Bonner nisi veprimtarinë e saj si aktiviste në lëvizjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vitin 1960 dhe ishte një nga themelueset e Grupit të Helsinkit në Moskë.
Shumë shpejt ajo u bë një nga aktivistet kryesore në Bashkimin Sovietik, duke ushtruar kritikë të hapur për shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj regjimit sovjetik.
Kur bashkëshorti i saj u dërgua në ekzil të brendshëm për aktivizimin e tij, ishte zonja Bonner që u kujdes që shkrimet e tij të publikoheshin.
Edhe kur ai fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1975, ishte sërish bashkëshortja që mori çmimin në vend të tij.
Fizikanti që është quajtur edhe “babai i bombës atomike sovjetike”, u largua nga jeta në moshën 68 vjeçare në vitin 1989.

(albanews.gr)
No comments:
Post a Comment