Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë për agjencinë Koha Ditore se të tilla dokumente nuk do të konsiderohen si të ligjshme nga autoritetet e rendit. Sipas tij, do të jetë i papranueshëm secili propozim që është jashtë standardeve që shtetet evropiane aplikojnë për lëvizjen e lirë.
“Absolutisht, dokumentet që i lëshon Serbia për qytetarët tanë nuk mund të pranohen si legale, patentë shoferi ose diçka të tilla, dhe e dini se ka pasur raste që janë konfiskuar”,- ka thënë ministri Rexhepi.
“Megjithate ne do të jemi të hapur për atë që do të arrihet me reciprocitet”,- ka shtuar ministri Kosovar i Punëve të Brendshme.
Pakoja e marrëveshjes së lëvizjes së lirë në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të arrihet në mesin e muajit korrik, në takimin e radhës të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, së bashku me shtatë marrëveshje që do të nënshkruhen.
Burime në Beograd të afërta me bisedimet kanë bërë të ditur një ditë më parë se kjo pritet të ndodhë së shpejti me pranimin e ndërsjellë të dokumenteve, në kuadër të diskutimeve për lëvizjen e lirë.
(balkanweb.com)
No comments:
Post a Comment