Qumesht gomari per te humbur peshen trupore

Sekretet e bukurise se Kleopatres mund te kene edhe nje baze shkencore. Sipas legjendave thuhet se mbreteresha e Egjiptit te Lashte perdorte gjithnje qumesht per tu dobesuar dhe per te ruajtur shkelqimin e lekures se saj.

Ate qe dikur e percillte legjenda, tashme e verteton edhe shkenca.Eshte zbuluar se i ashtuquajturi “ari i bardhe”, i cili konsiderohej nga figura femerore te njohura te se kaluares si nje produkt i magjishem bukurie dhe shendeti dhe perdorej nga gruaja e dyte e perandorit Neron, Poppea, motra e Napoleonit, Pauline Bonaparti dhe vete Mbreteresha Kleopatra, nuk ishte gje tjeter, por qumesht i thjeshte gomari.

Ky perfundim eshte konfirmuar nje studim Italian i udhehequr nga nje grup hulumtuesish te universitetit te Napolit, te cilet e kane prezantuar kete hulumtim ne “ Kongresin Europian te Obezivitetit” (ECO 2011) te mbajtur ne Turqise.

Sipas ulumtuesve qumeshti i gomarit eshte nje aleat i peshes trupore per disa arsye. Ai ka sasi te larta omega 3, permban perqindje te larte te kalciumit, i cili mund te jete i dobishem per zemer dhe ne ruajtjen e niveleve te larta te energjise gjate gjithe dites.

Gjithashtu ky qumesht dallohet per peqindjen e larte te proteinave. Si i tille mund te perdoret jo vetem per arsye estetike e bukurie, por edhe per femijet dhe te gjithe personat qe jane alergjik ndaj qumshtit te lopes ose deles.

(sekretebukurie.com)

No comments:

Post a Comment