Një 48-vjeçar është ndaluar dje nga policia e Vlorës pasi akuzohet për mbajte të mjeteve luftarake pa leje dhe peshkim të paligjshëm. Ëngjëll Ramadan Vangjeli, lindur e banues në Dukat është ndaluar gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar me dinamit në afërsi të Gjirit të Gjipesë në Vlorë. Ndalimi i tij është bërë më datën 21 qershor në orën 11:00 nga efektivët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë.
Gjatë kontrollit nga policia atij ju gjetën dy kallëpe dinamit. Ndërkohë që ju kontrollua dhe mjeti lundrues “Luciano 068 Vlorë”, i cili ka rezultuar me dokumentacion të rregullt.
Ai akuzohet për “Peshkimi i paligjshëm” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

(noa.al)
No comments:
Post a Comment