Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar hetimin administrativ për 94 kutitë e njësisë nr. 8 që përkon me KZAZ-në nr. 52 në Tiranë, ku si në ditët e mëparshme janë numëruar votat e hedhura gabim dhe është bërë kqyrja e zarfit me fletët e pavlefshme.
Nga numërimi i votave të hedhura gabim për njësinë bashkiake 8 rezultuan 7 vota në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha dhe 6 vota në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama.
Pas numërimit të njësisë 8, dhe kur kanë mbetur për t’u hapur kutitë e 3 njësive të fundit bashkiake, 9, 10, dhe 11, kandidati demokrat vijon të ruajë avantazhin e tij kundrejt rivalit socialist me 72 vota më shumë.
Hapja e kutive të njësisë 8 ka zgjatur më pak se dy orë.
Pas numërimit votat e gjetura në njësinë 8 janë tabuluar në tabelat përmbledhëse të qendrave të votimit të kësaj njësie.
KQZ pas tërheqjes për një pushim të shkurtër nis pas pak hetimin administrativ të kutive të njësisë bashkiake 9.
Ndërkohë deri më tani janë hetuar kutitë e 8 njësive të bashkisë Tiranës, një hetim që nisi nga KQZ pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, ku u vendos të hapen 1793 kuti që i përkasin 368 qendrave të votimit në Tiranë.
Para këtij vendimi KQZ ka hapur edhe 117 kuti të tjera, ku numëroi votat e hedhura gabim që sollën rezultatin me 81 vota në favor të kandidatit Lulzim Basha, rezultat që është pikë referimi për votat e numëruara gjatë këtij procesi të dytë.

(noa.al)
No comments:
Post a Comment