Ka përfunduar e qetë e pa incidente protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Mijëra protestues janë mbledhur para Qeverisë, ndërkohë para tyre janë paraqitur udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe sindikalistë të ndërmarrjeve të ndryshme.
11:29 - Mijëra protestues janë mbledhur para Qeverisë, ndërkohë para tyre janë paraqitur udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe sindikalistë të ndërmarrjeve të ndryshme. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë para protestuesve se do t’i eliminojnë siç ka thënë ai, hajnat nga politika.
“Ata i vodhën votat për të vjedhur pare, vodhën shumë vota për të vjedhur shumë pare. Do t’i eliminojmë hajnat. Poshtë hajnat!”, ka thënë Kurti para protestuesve.
13:10 Lëvizja Vetëvendosje ka filluar protestën me moton “Kundër hajnisë”.
Përkrahës të kësaj lëvizjeje, të prirë nga lideri i saj, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorë të tij, janë nisur nga Biblioteka Kombëtare, për të kaluar nëpër qendër, e për t’u ndalur para ndërtesës së qeverisë. Protesta ka filluar e qetë, ndërkohë para ndërtesës së qeverisë do të ketë fjalime.

(albeu.com)
No comments:
Post a Comment