Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 22 qershor 2011.
E përditshmja “Panorama” çelet me titullin: “Taksat e makinave. Ç’farë falet nga amnistia fiskale për 160 mijë qytetarë”. Një tjetër argument i faqes së parë është: “Zbardhet dëshmia e Rezartës në Prokurori”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Bojkoti i Ramës shtyn integrimin”. Tjetër titull në gazetë lexoni “Drejt përfundimit numërimi, Basha ruan avantazhin”. Gjithashtu argument interesant është: “Shqipëria numërohet e pesta ndër 10 vende të rajonit që paraqesin rrezik më të lartë stabiliteti”. Më tej mund të lexoni titujt “Guida si të zgjidhni shkollën e lartë dhe masterin më me leverdi”, si dhe deklarata e Kryetarit të LSI-së, “Meta: Procesi ndaj meje nul, koha për reformë në drejtësi”.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në faqen e parë: “Ilir Gjoni-Ilir Kokona, grushtat për firmën në dokumentin e KZAZ-së”. Më tej mund të lexoni titullin “Ndërkombëtarët me dy fytyra për ish-ushtarakët”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Rinumërimi, Ristani pranon kutitë e shqyera, përplasje në KQZ”. Argument tjetër i faqes së parë, Ruçi: “Në Tiranë rreth 8000 dublime në listat e zgjedhësve”. Nga kronika gjeni titullin, “Qendra e rehabilitimit, zhduken pesë adoleshente të trafikuara. Policia e Tiranës në alarm, frikë për ritrafikimin e tyre”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor: “Intriga në diktaturë. Djali i Hysenil Dumes: ”Safo Marko agjentja e sigurimit që spiunoi tim atë”. Një tjetër titull i faqes së parë “Financial Times: Evropa rishikon Shengenin”. Në faqet e suplementit Summer Pages, flet Ermira Babaliu: “Kam lënë shumë gjëra mangut për vajzën”.

(noa.al)
No comments:
Post a Comment