Neymar: Dua të jem më i miri në botë

Neyamr pas fitimit me Santosin Kupën Libertadores është larguar drejt Argjentinës për t′iu bashkuar ekipit brazilian dhe ai ka dhënë një intervistë ku është shprehur se tashmë do të jetë më i miri në botë.

"Tashmë e arrita një objektiv timin i cili ishte fitimi i Kupës Libertadores dhe nuk më mbetet gjë tjetër thjesht të fitoj Kupën e Amerikës me Brazilin dhe dëshira më e madhe të luaj kundër Messit",tha Neymar për "A Bola".

"Tashmë dua të jem më i miri në botë dhe këtë gjë shpresoj ta arrij sa më shpejt. Real Madridi? Nuk i dihet. Tashmë objektivi është Kupa e Amerikës më pas do të vendosim për të ardhmen".

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment