Mourinjo, tjetër “pressing” për Maikonin: Inter, të huazoj Kakà-në

Tekniku portugez i Realit të Madridit ka përgatitur një plan për të arritur te mbrojtësi brazilian, që pëlqehet edhe nga drejtuesit e klubit zikaltër
Akoma një hap përpara. Telefonata midis Mourinjos dhe Leonardos nuk është ndalur te një shkëmbim i thjeshtë mendimesh dhe hipotezash: pas telefonatës së një jave më parë midis teknikut të Realit të Madridit dhe atij të Interit ka pasur kontakte të tjera. Mou po bën presing për Maikon dhe për të bindur zikaltrit po kërkon rrugë të tjera, dhe njëra nga këto të çon te dhënia borxh e Rikardo Kakasë te Interi.

PRESINGU – Kërkesa e Realit është zyrtarizuar të mërkurën: “Duam Maikonin, - kanë thënë njerëzit e Florentinos, - dhe e duam sepse Hoze Mourinjo është bindur se një vit më pas marrëveshja mund të arrihet.”

Në verën e vitit të kaluar gjithçka është bllokuar për shkaka të një çështje ekonomike: shumë njerëz e jepnin transferimin e brazilianit si të sigurt, por diferenca midis ofertës madridiste (18-20 milionë euro) dhe kërkesës (më shumë se 30) është kthyer në një pengesë të pakalueshme. Dhe shtrohet pyetja : A ka ndryshuar situata sot apo jo?

FIKSIMI – Jo, sot jo, sepse Maikon mund të ketë një vlerë (lehtësisht) më të ulët dhe dëshira e Mourinjos duket se është kthyer në një fiksim të vërtetë. Një fiksim për të cilin Reali, i impenjuar edhe në operacione të tjera, nuk do të donte të shpenzonte 30 milionë euro, edhe pse është e qartë se Interi nuk ka ndërmend të bëjë ulje për lojtarin.

Klubi zikaltër (që ka gjithmonë Shnejderin si titullar të fanellës 10) thjesht po kupton se ekziston një “fiksim madrilèn” që nis nga Mou, për të cilin Reali po kërkon të formulojë një ofertë bindëse.

BORXH – Në këtë aspekt Reali dhe Interi kanë hedhur edhe një ide tjetër: transferimin e Kakasë me formulën e borxhit. Një hipotezë e mundur teknikisht por që mund të mos pëlqehet nga Madridi për shkak të “Ligjit Bekham”, që ka ta bëjë me taksa më të favorshme, dhe shembulli i fundit për këtë ka qenë pikërisht braziliani:

Reali, që e paguan lojtarin 10 milionë euro, në rast të një rikthimi të tij pas një viti të dhënë borxhë, duhet t’i paguajë shtetit spanjoll një taksë më të lartë. Ndërsa nga ana e Interit kjo ide mund të jetë interesante, mbi të gjitha përsa i takon rrogës së lojtarit, që në një rast të tillët mund të paguhej nga të dy klubet.

Me pak fjalë, Reali dhe Interi janë në kontakt të vazhdueshëm dhe përveç idesë së borxhit mund të realizohet edhe ideja e një shkëmbimi, por me një ndihmë nga Reali për rrogën e lojtarit. Domethënë, për Maikonin do vazhdohet përpara, ndërsa çështja e Kakasë duhet studiuar akoma. Jemi vetëm në seritë e para të një telenovele të re të merkatos së verës.

Drejtuesi kuqezi ka thirrur në zyrat e tij babain-menaxher të brazilianit, për të kuptuar vërtetësinë e zëravë që flasin për një transferim të ish-lojtarit kuqezi te Interi

I shqetësuar, Galiani i kërkon sqarime babait të Kakasë

Kakà tek Interi? Milani nuk mund të bëjë sehir. Lajmi i bujshëm meriton të verifikohet dhe Adriano Galiani nuk ka humbur kohë për të filluar hetimet. Babai-menaxher i Kakasë ndodhet në Milan këto ditë dhe kush më mirë së ai mund të dijë se çfarë po ndodh rreth ish-Topit të Artë? Kështu, inxhenieri Bosko Leite ka shkuar në zyrat e klubit kuqezi për një shkëmbim informacionesh.

Kjo ka ndodhur të martën e kaluar. Bosko Leite është ngjitur në katin e tretë të rrugës “Turati”, ku ndodhen zyrat e Milanit, dhe ka shkuar drejt dhe te zyra e të zotit të shtëpisë. Takimi me numrin dy të klubit kuqezi ka zgjatur një orë. Galiani ka qenë kurioz për lajmin e një telefonate midis Mourinjos dhe Leonardos për të folur për një shkëmbim midis Maikonit dhe Kakasë.

Bashkëbisedimi ka qenë si gjithmonë miqësor. Nga ana tjetër, marrëdhëniet midis familjes së Rikardos dhe Milanit kanë qenë gjithmonë të mira, por hipoteza e një shkëmbimi të bujshëm të fanellës nuk mund të përjashtohet. Bosko Leita ka pranuar se në Madrid disa zëra kanë mbërritur. Edhe pse në mënyrë indirekte, disa sondazhe janë bërë në këtë drejtim.

Gjithsesi, menaxheri i brazilianit ka siguruar se askush nuk ka kontaktuar me lojtarin për t’i ofruar një të ardhme me fanellën zikaltër. Nga ana tjetër rikthimi në Itali mund të jetë i dëmshëm në aspektin ekonomik. Stafi i Kakasë këtë e di shumë mirë.

Braziliani ka edhe 4 vite të tjera kontratë me 10 milionë euro në vit me klubin madrilèn dhe sigurisht Rikardo nuk mund ta pranojë idenë për t’u future në merkato me sytë mbyllur. Nga ana e tij, në këtë faze Milani nuk mund të bëjë asnjë lëvizje për brazilianin, pavarësisht mardhënieve të mira midis Galianit dhe Florentino Perezit.

Lidhja e Kakasë me botën kuqezi është akoma e fortë. Këtë e ka konfirmuar edhe batuta e bërë nga babai Bosko Leite para ndeshjes Minal-Napoli të 28 shkurtit. I pyetur nëse Kaka mund të kthehej te kuqezinjtë, ai ka thënë: “Pyesni Galianin…”. Në ditët pasuese edhe Berluskoni i ka hapur dyert ëndrrës. Ndërsa tani në mes është e ardhmja e Interit?

Rasti i mëparshëm

Inter-Real-Milan, Ronaldo midis viteve 1997 dhe 2007 ka bërë rrugën e kundërt

Milan-Real-Madrid-Inter. Nëse Kaka do të veshë me të vërtetë fanellën zikaltër do të ndiqte hapat e bashkombasit të tij Ronaldo, por në kah të kundërt. “Fenomeni” në fakt ka shkuar te Interi në vitin 1997, ka kaluar te Reali në vitin 2002, për t’u kthyer më pas në Milano, dhe te kuqezinjtë në verën e vitit 2007.
(www.sportishqiptar.com.al)

No comments:

Post a Comment