Skandali i basteve, Del Piero-Toti, në përgjimet e reja dalin emrat e dy kapitenëve

Personat që janë nën hetim, citojnë emrin e sulmuesit të Juventusit dhe atij të Romës. Hetuesit duhet vetëm të vlerësojnë nëse janë biseda “të vërteta”
Nga përgjimet e reja të hetimit të Prokurorisë së Kremonës për bastet e paligjshme në futboll, spikasin edhe emrat e Del Pieros dhe Totit. Kapitenët e Juventusit dhe të Romës janë cituar ndër të hetuarit në një bisedë që investigatorët nuk hezitojnë ta përcaktojnë “të pabesueshme”, por edhe mjaft të vlefshme për hetimet.

Pra, rrëfime dhe mburrje për të kërkuar t’u atribuohen lojtarëve të famshëm. “Duhet të flasim me Del Pieron”, - është një nga citatet e personave që ndodhet nën hetim, bisedë që me sa duket është përgjuar nga prokuroria. Ish-lojtari i Barit, Belavista dhe Erodiani (titullar i disa pikave të basteve) flasin pikërisht për kapitenin e Juventusit.

“Duhet të flasim urgjentisht me këtë Del Pieron”. “Javën e ardhshme do të organizojmë një takim për atë që duhet të thuash, - replikon Erodiani. - Duhet folur me të direkt. Për projektin, cili është, kuptove?”. Për investiguesit, të përgjuarit përdornin edhe aluzione për të maskuar në mënyrë të kotë emrat e personave të tjerë të përfshirë në xhiron e basteve të paligjshme.

Portieri Paoloni, gjatë një bisede telefonike me Erodianin, titullar i disa agjencive bastesh, i thotë: “Ti u ke thënë që me Sinjorin gjithçka është në rregull për të hënën”, - duke iu referuar qartë, sipas gjykatësve, se është fjala për ish-kapitenin lacial. Por jo vetëm kaq.

Jo vetëm Del Piero, në bisedat e përgjuara është përdorur edhe emri i kapiteni të Romës, Françesko Toti: “Duke parë që je në Romë, më bën një nder? - pyet njëri prej të përgjuarve. - Mund të kalosh pak në “Olimpiko” për të dëgjuar Totin nëse i pëlqen Roma sonte në mbrëmje “.

Ndërmjetësi qesh. Përgjimi transkriptohet, edhe pse prokurori është i ndërgjegjshëm nga toni me shaka mes dy personave. Në këtë rast mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë bisedë mes dy njerëzve që ndodhen në një bar.

“Trukimi”

Atalanta-Padova është në hetim
Në përgjimet e reja telefonike, që përfshijnë direkt kapitenin e Atalantës, Kristiano Doni, Xhianluka Tuçela, portier i skuadrës së mini-futbollit “Cus Çezena”, zbulohen detaje të reja. Tuçela, në një telefonatë me dentistin Marko Pirani, flet për ndeshjen si “e trukuar”.

Për të dhënë sigurinë nëse manipulimi do të shkojë mirë, ai shprehet se “është një mik i ngushtë i njërit prej dy kapitenëve”, aq sa vetë Doni, kapiten i Atalantës, kishte vënë bast 10 mijë euro mbi rezultatin.

Një rezultat i sigurt, prandaj, “mund të vihen shumë para baste”. Në telefonatë, Pirani informon Tuçelën, sipas prokurorëve, mbi rezultatin final të Padova-Atalanta, duke qenë i sigurt që ka pasur “një marrëveshje mes dy klubeve”.

Janë 16 të arrestuarit

Në burg ndodhen: Antonio Belavista, ish-futbollist; Xhiorxhio Bufone, drejtor sportiv i Ravenës; Masimo Erodiani, titullar i qendrave të basteve sportive; Marko Paoloni, portier i Beneventos; Xhianfranko Parlato, bashkëpunëtor nga Viarexhio; Marko Pirani, dentis; Françesko Xianone, biznesmen.

Në arrest shtëpie: Mauro Bresan, ish-futbollist; Vitorio Mikoluçi, futbollist Askoli; Xhiuzepe Sinjori, ish-futbollist; Vinçenco Someze, futbollist Askoli; Almir Gegiç, futbollist Kiaso; Manlio Bruni; Françeska La Çivita; Ismet Mehmeti, Xhianluka Tuçela.
(www.sportishqiptar.com)

No comments:

Post a Comment