Moto-makina, "shpikja" nga i riu zvicerian

Një shpikje automobilistike ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në vendin e Canton San Gallo, Jonschwil. Për një projekt shkollor një 17 vjeçar zvicerian, Sebastian Kuttel, ka krijuar një lloj pajisje me motor.

Duke marrë pjesën e përparme të një motori dhe pjesën e pasme të një Renault Clio ka arritur të prezantojë një tip të ri mjeti me motor, i cili arrin deri në 90 kilometra/orë.

Sebastian ka deklaruar për revistën Blick se shpikja e tij është bërë për një projekt shkollor, dhe për të ai kishte punuar ditë e natë. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment