Me përvojë biseksuale.

Shumë yje të Hollywoodit, pavarësisht që e mohojnë së janë homoseksualë, ata në njëfarë mënyre apo tjetër kanë pasur edhe përvoja seksuale me seksin e njëjtë. Aktorja e njohur Angelina Jolie është njëra prej të përfolurave.

Pas thashethemeve për të, ajo tha: “Kam qenë 20-vjeçe kur jam dashuruar në një femër. Ajo ishte shumë e bukur dhe një femër shumë e veçantë nga gjithë të tjerat që kisha njohur”. Pas kësaj, Jolie ishte njohur me Brad Pitt dhe këtu kishte përfunduar kjo aventurë. Edhe bukuroshja nga Barbadosi, Rihanna është pjesë e thashethemeve se ka pasur përvoja seksuale me një femër.

Rihanna edhe sot e pranon se ka afinitet dhe e do gjininë femërore. Ky ishte shkak që analistët të kritikojnë duke thënë se muzika pop është kthyer në një muzikë pornografike. Në thumb të kritikës janë edhe Lady GaGa e Britney Spears.

Një shkrimtare me emrin Taja Barton ka shkruar në librin e saj: “Rihanna m’u hodh sipër, me pёrkёdheli, rrёqiti poshtë meje dhe më ofroi kënaqësi. Nuk e ndala. Pasi përjetova orgazmën, vazhdoi të flasë me mua sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo nuk kërkoi asgjë tjetër prej meje!”.

Në vitet ’90, Courtney Love dhe Kate Moss kishin pasur një eksperiencë seksuale në Milano të Italisë, por kanë thënë se ishin nën ndikim të drogës. “Shpresoj qё tё mos hidhërohet qё po e bёj publike. Ajo ёshtё e mrekullueshme dhe për mua ёshtё mikja ime mё e mirё”, kishte thënë Courtney. Edhe meshkuj nuk mbesin pas. Steven Tyler nga “Aerosmith” kishte pasur një përvojë të këtillë, por kishte thënë se nuk i ka pëlqyer.

(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment