“Një lëvizje e tillë do t’i lejonte liderit të Libisë Muammar Gaddafi që të fitojë kohë dhe të riorganizohet”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bernard Valero.
I cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”, Valero ka theksuar se, do të jetë popullsia civile që do ta pësojë nga shenja më e vogël e dobësisë së aleatëve.
Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini kishte deklaruar se besueshmëria e NATO-s është vënë në rrezik pas sulmeve që kanë prekur zonat e banuara në Libi.
Shefi i diplomacisë italiane kishte propozuar që Aleanca të bënte një bilanc të sulmeve të deritanishme dhe të lejonte hyrjen e ndihmave humanitare.
(top-channel.tv)
No comments:
Post a Comment