“Do të rikandidoj për t'u zgjedhur”, tha ajo në një fjalim televiziv.
Hapi ishte pritur.
Sipas sondazheve të fundit, presidentja aktuale e Argjentinës ka gjasa të mira për të fituar.
E veja 58-vjeçare dhe pasardhësja e presidentit, Nestor Kirchner, pati pritur gati deri në momentin e fundit për të bërë të ditur kandidaturën e saj.
Afati për regjistrimin e kandidatëve për postin më të lartë shtetëror mbaron të shtunën.
Konkurrenti më i ashpër në luftën për postin presidencial është kreu i një koalicioni të qendrës, Ricardo Alfonsin, i biri i ish-presidentit Raul Alfonsin.
(gazetaexpress.com)
No comments:
Post a Comment