Në orën 10:00, mbështetës të Aleancës Kuqezi u mblodhën përpara kuvendit për të protestuar kundër miratimit të pr/ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare. Protestuesit bënë thirrje që kuvendi i Shqipërise të votojë urgjentisht kundër propozimit ligjor të ministrit Pollo.
“Votoni peticionin e popullit dhe jo pr/ligjin e grekut”- tha një nga përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi duke shtuar se pr/vendimi “Bie ndesh me interesat kombëtare”.
Aleanca Kuq e Zi prezantoi dhe nismën e dytë nën moton “Një komb një pasaportë” ku i kërkohet kuvendit ndryshimin e “menjëhershëm” të Kushtetutës në dispozitat për dhënien e shtetësisë shqiptare dhe dhënien e pasaportave shqiptare çdo qytetari me origjinë dhe kombësi shqiptare kudo që jeton.
(www.noa.al)
No comments:
Post a Comment