KQZ nis numërimin në orën 17.00


Kryetari Arben Ristani lajmëroi se në orën 17.00 pritet të nisë procesi i numërimit të votave në 368 kuti, ku pretendohet se ka vota të hedhura gabim nga qytetarët më 8 maj, sikundër e vendosi edhe Kolegji Zgjedhor.
Komisioni ka miratuar para pak orësh aktin që ligjëron numërimin, ndërkohë që procesi do të kryhet nga 8 grupe numërimi.

Ndonëse miratimi i projekt-aktit për fletët e kontestuara në parim u bë pa asnjë kundërshti në radhët e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pikat e tij kanë ndezur debat.

Nuk është kundërshtuar vendimi, por shkak është bërë ngritja e grupeve të numërimit të votave, të cilët kundërshtohen në radhët e përfaqësuesve socialistë.

Nënkryetarja e këtij komisioni Dëshira Subashi deklaroi se, ngritja e grupeve të numërimit është e paligjshme dhe se këtë nuk e lejon as Kodi Zgjedhor.

Nga ana e tij kreu i këtij komisioni Arben Ristani ashtu si dhe përfaqësuesit demokratë në KQZ, u shprehën se numërimi i këtyre votave duhet të bëhet nga grupet e numërimit të votave, pasi në të kundërt koha e kërkuar për këtë proces është mjaft e gjatë./zoneelire.blogspot.com/



No comments:

Post a Comment