Bojkoti, “rebelohen” Braçe e Malaj.

Kastriot Islami dhe Andis Harasani munguan në mbledhjen e kësaj të shtune të asamblesë kombëtare të PS-së, me argumentin se nuk kishin marrë asnjë njoftim për takimin.Por, duket se qëndrimi i tyre kundër rrymës së partisë, ka “infektuar” edhe deputetë të tjerë të grupit kuvendor socialist, i cili prej javësh mungon në çdo seancë plenare.

Kështu, deputetët Erion Braçe dhe Arben Malaj kanë konfirmuar për median se, në takimin me dyer të mbyllura të asamblesë kanë ngritur zërin për bojkotin e socialistëve.

Deputeti Malaj ka thënë, sikunër vetë ai pohon, se tashmë ka ardhur koha për një platformë për modernizimin e PS-së.

Ndërkaq, deputeti tjetër opozitar Erion Braçe, kërkoi që grupi i PS-së të kthehet në Kuvend.
Gjatë deklaratës së tij, Braçe solli në tjetër sinjal, ndërsa u fokusua tek jeta politike dhe kthimit të kësaj force në themel të jetës parlamentare.
Qëndrimi i dy deputetëve erdhi pas deklaratës së bërë nga kreu Edi Rama, i cili kërkoi nga anëtarët e Asamblesë të konsultohen me bazën dhe në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet më 29 qershor, të sjellin propozime konkrete.

(noa.al)



No comments:

Post a Comment