Klosi: Kriza zgjidhet me zgjedhje të parakohshme

TIRANË- Dy javë diskutim me strukturat në bazë, ku do të merret mendim edhe për aksionin e ardhshëm të opozitës dhe mbajtja e Kongresit të PS-së në vjeshtë për rivotimin e strukturave të PS-së në bazë të statutit. Me këtë përfundim është mbyllur mbledhja e sotme e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Deputeti, Blendi Klosi në mbyllje të punimeve ka deklaruar për mediat se Asambleja diskutoi situatën politike në vend dhe vendosi kohën e mbledhjes së Kongresit. “Më i rëndësishëm ishte diskutimi për situatën politike në vend dhe vendimarrja do të jetë pas një procesi bashkëbisedimi me qytetarët përgjatë dy javëve dhe diskutim në zonat elektrale”- ka thënë ai.

Sipas Klosit, në dy javëshin në vazhdim do të ketë shpërndarje në strukturat e PS për të nisur analizën dhe debatin për të bërë dëgjimin e cdo mendimi dhe ideje që do japin mbështetësit për të përgatitur strategjinë elektorale për zgjedhjet e ardhshme, pasi kriza nuk do zgjidhet përvecse me zgjedhje të parakohshme.

Klosi ka nënvizuar se në bazë do të përcohet mesazhi i fitores, pasi sipas tij, Ps ka shënuar fitore plebishitare në këto zgjedhje. “Do të kemi dialog me qytetarët për të përcuar mesazhin e fitores dhe përcaktuar aksionin e ardhshëm politik”- tha ai.

(panorama.com.al)








No comments:

Post a Comment