KQZ nis numërimin, kutitë me probleme me vota pro Bashës
KQZ ka nisur numërimin e votave edhe në qendrat e tjera, ashtu siç ka urdhëruar Kolegji Zgjedhor. Që në fillim ka pasur kontestime. Socialistët kanë thënë se në kutinë 1696 janë gjetur 4 fletë votimi jashtë zarfit, të cilat nuk i përkasin asaj kutie. Ka pasur kuti votimi ku nuk janë gjetur fletë të hedhura gabim. Po ashtu jane gjetur kuti ku mund te futeshin kollaj flete votimi, madje edhe me flete brenda. Ajo eshte quajtur e vlefshme nga Ristani me pretendimin se poshte zarfeve nuk mund te futeshin flete, edhe pse aty hyjne flete te palosura. Nderkohe ka pasur kuti me kodet e ndryshuara. Per dy te tilla ka pasur nje debat mes nenkryetares Subashi dhe Ristanit. Subashi ka lene sallen duke thene se ai nuk eshte gabim material. Duhet theksuar se ne njeren prej kutive jane gjetur dy vota qe nuk i perkasin asaj kutie, por jane vota pro Lulzim Bashes. Numri i kutise eshte 16/99/2.
Gjatë proçesit do të numërohen vetëm fletët e votimit që si përkasin asaj kutie dhe do të vlerësohen vetëm ato.
KQZ me 4 vota pro dhe 2 kundra miratoi paraditen e sotme aktin në bazë me cilin po kryhet hapja e kutive siç urdhëroi Kolegji Zgjedhor.
Arben Ristani kryetar i KQZ-së tha se numërimi do të nisë nga kutitë me numër të vogël për të vazhduar me rend rritës. Sipas aktit janë 8 grupe që do të kryejnë numërimin të cilat në akt quhet “grupe në ndihmë të KQZ”, me nga 2 anëtarë të administratës nga KQZ-ja që do ta kryejnë këtë proçes, puna e të cilëve do të ndiqet nga dy vezhgues nga PD dhe PS.
No comments:
Post a Comment