Doni nuk pranon të transferohet tek Liverpool

Portieri i Romës, Alexandre Doni ka refuzuar një ofertë nga Liverpooli. Ekipi i Romës konfirmuan marrëveshjen e arritur me gjigantin nga Anfield Road për transferimin e brazilianit Doni në Angli.

Mirëpo, Sky Sport Italia ka njoftuar të shtunën se 31 vjeçari ka refuzuar ofertën e Liverpoolit për kontratë me vlerë prej 900 mijë eurosh në vit, pasi aktualisht përfiton 2.5 milionë euro në sezon te Roma.

Doni kërkohet edhe nga Galatasaray, nëse klubi turk dështon të arrijë marrëveshje me Lazion për portierin Fernando Muslera. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment