Ben Ali dhe Mubarak nën hetim edhe në Francë

Prokuroria e Parisit ka hapur dy hetime gjyqësore ndaj ish-presidentit e Tunizisë Ben Ali dhe ndaj ish-presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak.

Dy krerët akuzohen për përfshirje në vepra kriminale dhe komplot për pastrimin e parave.

Këto dy hetime që kanë të bëjnë me pasuritë në pronësi të dy ish-kryetarëve të shtetit, u hapën më 14 Qershor të vitit të kaluar nga prokuroria e Parisit.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment