Numërimi i votave të hedhura në kutinë e gabuar do bëhet nga 8 grupe numërimi, në tryeza të posaçme të vendosura në sallën e mbledhjeve të KQZ dhe në sy të vëzhguesve të dy koalicioneve dhe anëtarëve të komisionit.
Rinumërimi nisi me kutitë e njësisë bashkiake nr 1 ose KZAZ 45 për të vijuar më pas me kutitë e KZAZ-ve të tjera sipas rendit rritës.
Secili grup i numërimit do të jetë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ- së dhe do të hapë katër kutitë e të njëjtës qendër votimi.
Sipas kreut te KQZ-se, Arben Ristani, votat e gjetura në kutinë e gabuar do të kërkohen në zarfin e fletëve të kontestuara në secilën kuti, do të numërohen dhe rivlerësohen nga grupet e numërimit, dhe para se të tabulohen do t’i njoftohen KQZ-së, për t’i pasqyruar në tabelë.
Përfaqësuesi i PS-se, Genc Gjonçaj ka deklaruar se vëzhguesit e PS-së janë njoftuar të ngrenë dorën për çdo rast kontestimi që do të hasin gjatë punës, ndërkohë që ka kërkuar që ata vetë të lëvizin për të ndjekur nga afër procesin.
Këtë gjë Ristani e ka pranuar ndërkohë që përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti e ka kundërshtuar.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment