Studimi amerikan: Sa keq që nuk jetojmë dot gjatë si në Shqipëri

Nëse jetoni në zona të caktuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndoshta jeta juaj nuk do të jetë më e gjatë se sa e dikujt që jeton në Shqipëri, ose Meksikë.

E të njëjtën jetë të shëndetshme duket se kanë edhe vende të ngjashme në Zvicër dhe Suedi.

Këto janë rezultatet e publikuara në një studim të ri në SHBA, i cili tregon se jetëgjatësia në shumë komunitete amerikane po dështon krahasimisht me pjesën tjetër të botës.

Ndërsa hendeku shëndetësor është duke u thelluar shumë mes femrave dhe meshkujve.

Duke marrë si shembull krahasues Shqipërinë, me cilësimin e një vendi të shëndetëshëm, ku njerëzit jetojnë gjatë, studimi tregon se amerikanët pikërisht për një gjë të tillë, e kanë zili vendin tonë.

Si autori kryesor i studimit, Chris Murray, pohon se “ka një numër të madh të vendeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetëgjatësia është në rënie të vërtetë dhe kjo është mjaft tronditëse.

Murray është drejtor i Institutit të Siatëllit për Vlerësimin e kushteve Shëndetësore dhe studimi i tij tregoi sesi rreth një e katërta e të gjitha shteteve të Amerikës, shënon stanacion të jetëgjatësisë.

Kështu, disa nga përfundimet e studimit, tregojnë se disa nga shtetet juglindore në SHBA, janë katandisur më keq se mesatarja kombëtare e jetëgjatësisë.

Ndërsa anembanë vendit, gratë janë duke dështuar për të shtuar vitet e jetës së tyre, ndërsa burrat janë duke bërë përparim.

Murray mendon se gratë vdesin para kohe për shkak të tri shkaqeve kryesore: pirjes së duhanit, shëndoshjes dhe presionit të lartë të gjakut.

Pirja e duhanit është në krye të listës, sepse ajo u shtua shumë si dukuri gjatë viteve ’78-’80 dhe tani po tregohen realisht pasojat e saj në ndikimin vdekjeprurës.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment