“Qëndrimi i Beogradit zyrtar është i pandryshuar. Do të thotë, Kosova është e tërësishme, e pandashme dhe në kuadër të Serbisë. Sa u përket individëve, të cilët mendojnë për opsione të tjera, ne nuk mund t’i fajësojmë, sepse mendime të ngjashme ekzistojnë edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Por, njëkohësisht, më duhet të them se edhe disa shqiptarë janë shumë dhe thellë të vetëdijshëm që veriun nuk mund ta kontrollojnë. Prandaj, ekziston edhe një koncept i caktuar edhe në mes të shqiptarëve, që nënkupton kështu: ‘T’ua japim ne veriun e Kosovës, në shkëmbim për njohje të shpejtë të pjesës së mbetur të Kosovës, si shtet i pavarur’. Do të thotë, të gjitha palët kanë kalkuluar dhe spekuluar me këtë mundësi, dhe një gjë e tillë, herët ose vonë, ka sjellë deri te këtu, që kjo ide të qarkullojë në vazhdimësi në opinion”, ka thënë Ivanovic në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Ai thotë se është kundërshtar i ndarjes së Kosovës, sepse në këtë mënyrë nuk do të zgjidhet problemi, por do të përkeqësohet edhe më shumë. Sipas tij, Serbia nuk ka kurrfarë interesi që ta shkelë kushtetutën e saj, në të cilën “Kosova, e tërësishme dhe e pandashme, është pjesë përbërëse e Serbisë”. Ivanovic është i bindur se tema e Kosovës nuk do të hyjë në kontekst të kushteve që Serbia duhet t’i plotësojë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Një gjë e tillë është krejtësisht e përjashtuar. Kontrollimi i veriut është e drejtë krejtësisht legjitime e Serbisë, e cila aty ka një numër domethënës të popullatës, për të cilën duhet të përkujdeset. Por, jo vetëm në veri. Serbia do të vazhdojë ta ndihmojë dhe ta mbajë në jetë bashkësinë serbe në Kosovë, sepse pa ndihmën dhe mbështetjen e Serbisë, vështirë se serbët do të mund të qëndronin për një kohë të gjatë në këtë hapësirë”, ka deklaruar Ivanovic.
Duke komentuar fjalët e Philipp Gordon se është e domosdoshme që Beogradi ta ndryshojë qasjen ndaj veriut të Kosovës, po qe se Serbia synon ta jetësojë planin për anëtarësim në BE, Ivanovic ka thënë se fuqitë e mëdha nuk janë edhe aq të interesuara për Ballkanin dhe qëndrimi i tyre do të varet nga ajo se çfarë situate do të krijohet në teren.
(Telegrafi.com)
No comments:
Post a Comment