Kërkon në padi qenin dhe 11 milionë dollarë

Një njeri ngriti një padi në New York duke kërkuar kthimin e qenit të tij 2-vjeçar dhe 11 milionë dollarë për shqetësimin emocional të ndarjes nga qeni.

Illich Jorquera, 36 vjeçar, ka ngritur një padi në gjykatë ndaj ish të dashurës së tij, Carla Pimentel, 29 vjeçare, e cila u përgjigj duke e quajtur ish të dashurin e saj "një psikopat", raporton New York Post.

"Ai është kthyer në një ndjekës. Unë mora qenin dhe u largova kur Illich nuk ishte në shtëpi sepse ... ai do të përpiqej të më ndalonte" tha Pimentel.

Jorquera tha se ai dhe Pimentel e kishin blerë qenin së bashku.

"Më mungon çdo ditë. Askush nuk mund të kujdeset më mirë se unë për të" ka thënë Jorquera.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment