Japonia krijon superkompjuterin më të shpejtë në botë

Një superkompjuter japonez ka rrëmbyer titullin si pajisja më e shpejtë në botë, duke i dhënë fund mbretërimit të shkurtër të Kinës. Superkompjuteri K, i ndërtuar nga kompania Fujitsu, është po aq i shpejtë sa një milion kompjutera të lidhur së bashku.

Ai është më shumë se tre herë më i fuqishëm se mbajtësi i mëparshëm i titullit dhe është i aftë të kryejë 8 kuadrilion llogaritje në sekondë.

Një kuadrilion është i ndjekur nga 15 zero dhe në zhargonin kompjuterik shpejtësia njihet si 8.2 petaflops. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment