Qeni hyri në gjykatë disa javë më përpara dhe nuk pranonte të largohej. Një nga gjykatësit tha se para 20 vitesh ata e kishin mallkuar avokatin sekularist duke kërkuar që shpirti i tij të futej në atë të një qeni.
Një nga gjykatësit e lagjes ultrafetare Mea Shearim u kishte kërkuar fëmijëve që të realizonin dënimin. Për fat qeni u arratis pa u ekzekutuar dënimi. Një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve ka depozituar një padi në polici kundër gjykatësve. Një zëdhënës i gjykatës tha se goditja me gurë do bëhej për të nxjerrë jashtë shpirtin e ngecur brenda qenit.
(gazetatema.net)
No comments:
Post a Comment