Vajza 81 vjeçare e Himlerit punon me neonazistët

Vajza 81 vjeçare e Hajnrish Himler, njeriu që drejtoi Gestapo-n dhe SS-të në kohën e nazizmit, po ndjek rrugën e të atit duke besuar se ajo çka ka bërë babai i saj ka qenë e mirë dhe e drejtë.
Pavarësisht se në moshë të thyer, ajo sërish punon për një grup radikal me femra naziste. Mendohet se grupi që drejton ajo është formuar në vitin 1951 nga një grup oficerësh të lartë të nazizmit. Ajo mbledh fonde për lëvizjen neonaziste.

Gudrun Burvitc dhe organizata e saj “Ndihma e qetë” po ndihmon për të mos lejuar ekstradimin e një personi në Gjermani. Ai akuzohet se ka vrarë brutalisht hebrenjtë.




(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment