Hanelore Kohl dhe nëna e saj u sulmuan nga Ushtria e Kuqe pasi u mund Gjermania në maj të vitit 1945. Ajo i ka thënë autorit të biografisë se ushtarët e hodhën si një thes me patate nga dritarja pasi mbaruan punë. Ajo nuk e mori veten kurrë nga dëmi që iu shkaktua në shpinë dhe ishte e traumatizuar gjatë gjithë jetës nga sulmi seksual. Kol u përndoq gjithmonë nga “djersa, era e hudhrës dhe alkoolit e madje edhe nga theksi rus”.
Hanelore vdiq kur ishte 68 vjeç, në vitin 2001. Ajo kreu vetëvrasje me një overdozë ilaçesh. Hanelore vuante nga një alergji ndaj dritës që i shkaktoi humbje të flokëve. Personi që shkroi biografinë ishte ndër të vetmit që kishte akses tek ajo, dhe të cilit i besoi shumë gjëra.
(gazetatema.net)
No comments:
Post a Comment