Qeni në fjalë ka hyrë në Gjykatën Ekonomike në Jeruzalem para disa javësh dhe nuk largohet prej andej. Por sipas rabinëve gjykatës, qeni në fjalë është rimishërimi i një avokati i cili fyen gjykatësit herë pas here. Sipas mediave izraelite, çuditërisht në momentin që është dhënë vendimi për dënimin e qenit, ky i fundit është zhdukur dhe nuk gjendet ku është.
Ndërkohë që gjykatësit i kanë kërkuar fëmijëve izraelit se në rast së e shohin qenin, të zbatojnë dënimin. Ndërkohë një organizatë e cila merret me të drejtat e kafshëve, paraqiti një ankesë në polici ndaj zyrtarëve të gjykatës. Pas këtij veprimi, një pjesë e gjykatësve e mohuan lajmin por sekretari i gjykatës tha se vendimi është marrë. Ai gjithashtu justifikoi llojin e dënimit duke thënë se duke qëlluar me gurë qenin, ka shumë mundësi që shpirti i avokatit të çlirohet prej trupit të kafshës në fjalë.
(peshkupauje.com)
No comments:
Post a Comment